Derbi i Londrës/ Pak minuta në fushë, Broja “bën lëmsh” mbrojtjen e Arsenal

06/11/2022 14:40

Pas disfatës turpëruese 4-1 kundër Brighton në fundjavën e kaluar, Chelsea i Graham Potter kërkon kthesën në derbin e Londrës përballë Arsenalit.

Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta janë në një formë të shkëlqyer këtë sezon dhe për momentin kanë 10 pikë diferencë nga Blutë.

Megjithatë, trepikëshi është objektivi i vetëm për Arsenalin duke qenë se aktualisht kreu i përket Manchester City. Sa i përket formacioneve, Armando Broja e nis nga stoli ndeshjen, ndërsa në kampin tjetër, Granit Xhaka është si zakonisht titullar për Arsenalin.

Chelsea-Arsenal 0-1

Menjëherë në aksion Broja, sulmues i kombëtares lëviz bukur në krah por në fund nuk gjen mbështetjen e shokëve./ Super Sport

Top Channel