M. City ngjitet ne krye të Premier League/ Fiton ndaj Fullham në kohën shtesë, Arsenal luan të dielën me Chelsea

05/11/2022 20:30

Manchester City mori një fitore të pabesueshme në javën e 14 të premier League angleze.

Në Etihad Stadium skuadra kampione e Anglisë po tregon se po bëhet gjithnjë e më e varur nga Haaland teksa falë tij arriti të fitojë 2-1 në minutën e fundit duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes së kampionatit

U duk se gjithçka do të ishte e lehtë për Manchester City që në minutën e 16 mori avantazhin në rezultat me Julian Alvarez, por 10 minuta më vonë sfida merr një kthesë të papritur me protagonist Cancelo që shkakton një 11 metërsh duke u ndëshkuar me karton të kuq duke e lënë Manchester City në inferioritet numerik. Për Fulham Pereira nuk gaboi nga pika e bardhë dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Por edhe pse me një futbollist më pak në fushën e lojës, Manchester City vazhdoi të kishte kontrollin e ndeshjes dhe në minutën e 64 Guardiola hodhi në fushë Haaland që vinte pas një dëmtimi me norvegjezin që e gjeti shumë shpejt golin por që u anulua për pozicion jashtë lojë.

Manchester City gjithsesi i vijoi përpjekjet e tij për të gjetur golin e dytë dhe e mori shpërblimin në sekondat e fundit kur u akordua një 11 metërsh në favorin e tij pas një faulli të pësuar nga De Bruyne.

Haaland nga pika e bardhë e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së manchester City që do të ndjekë me shumë interes supersfidën e kësaj të diele, derbin londinez mes chelsea dhe Arsenalit.

Top Channel