Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë dy të lënduar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në afërsi të pikës kufitare të Kapshticës.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe shkaqet e aksidentit dyshohen të jenë lagështira për shkak të reshjeve të shiut.

Të lënduar lehtë kanë mbetur 2 persona që ndodheshin në mjet, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel