Rrëzohet avioni me 43 pasagjerë në Tanzani, 26 të shpëtuar

06/11/2022 11:33

Një avion pasagjerësh nga Tanzania u përplas në mënyrë të befasishme në liqenin Victoria pranë qytetit veriperëndimor të Bukoba.

Avioni thuhet se kishte 43 pasagjerë, 26 prej të cilëve janë shpëtuar dhe dërguar në spital, i tha një zyrtar lokal BBC-së.

Ndërkohë që ende ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë për pjesë  tjetër të pasagjerëve. Pamjet e para nga vendngjarja tregojnë avionin pothuajse plotësisht të zhytur nën ujë

Avioni  po shkonte nga qyteti më i madh i Tanzanisë, Das es Salaam, në Bukoba kur raportohet se hasi në një stuhi, gjë që ka bërë që pilotët të humbasin kontrollin dhe avioni të përfundojë në ujë

Top Channel