E mërkurë, 30 Nëntor 2022
17:32
Shpërthim në ambasadën ukrainase në Madrid, një i plagosur

Policia spanjolle tha se po heton raportimet për një shpërthim të vogël në Ambasadën ukrainase në Madrid, tha Ministria e Brendshme.

17:30
Meksika kërkon ekstradimin e gruas amerikane të përfshirë në vrasjen e turistes në videon virale (fotot)

Shanquella Robinson vdiq gjatë pushimeve të saj në Meksikë ndërsa një video është bërë virale në rrjet ku ajo shihet duke u goditur, nga një tjetër grua, në dukje amerikane.

17:29
Dy pacientë të shtruar në spital, vetëm 5 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 99 testime, 5 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit

17:13
Drejtori i Barcelonës nuk heq dorë nga Messi dhe sfidon Beckham: Edhe një “kërcim” të fundit!

Lionel Messi dhe Barcelona mund të bashkohen sërish, për një sezon të fundit së bashkut dhe për t’i dhuruar lamtumirën e duhur sulmuesit i cili para dy sezoneve nuk u largua në mënurën ideale nga Camp Nou.

17:00
Hiqen kufizimet ‘Covid’ në qytetin kinez të Guangzhou pas protestave masive (fotot)

Policia thotë se është ende në kërkim të protestuesve në qytete të tjera teksa autoritetet kërkojnë neutralizim të “forcave armiqësore”.

16:58
Korçë/ Rrëzohet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë 68-vjeçarja

Një 68-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj.

16:56
Pamje të rënda/ Gruaja shtatzënë në Kinë nuk u lejua në maternitet pa testin e covid, lind në rrugë

Një video e tmerrshme po qarkullon në rrjet, ku shihet teksa një grua në Kinë detyrohet të lindë në këmbë.

16:52
Tifozët e Senegalit nuk i druhen Anglisë: Kupa nuk shkon në shtëpi, por në Afrikë

Anglia garantoi një biletë për në fazën e 1/8-tave të Kupës së Botës teksa e mbylli në vendin e parë Grupin B me shtatë pikë në tre ndeshje.

16:43
Gabimi i madh që po bëni duke hedhur gjethet e brokolit, janë një “pasuri” më vete!

Brokoli na ofron shumë vlera ushqyese. Kjo perime mund të ndihmojë pacientët diabetikë që të mbajnë nën kontroll glukozën.

16:38
Pushime luksoze, argëtim dhe jetë nate/ Anijet më të mira të lundrimit për vitin 2022 (Foto)

Anijet më të mira të lundrimit për vitin 2022 tashmë janë përzgjedhur në varësi të specifikave për shërbimin që kanë ofruar.

16:38
I përfshirë në një vrasje në Belgjikë dhe disa të tjera në Shqipëri, arrestohet në Holandë 35-vjeçari (Emri)

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se është përshirë në disa vrasje, është arrestuar në Holandë.

16:35
Tunizia ndëshkon Francën, por festa zgjat pak

Tunizia gjeti rrugën e rrjetës me anë të Ghandri, por festa zgjat pak pasi goli ndalet për një pozicion të parregullt.

16:28
‘Letra bombë’ shpërthen në ambasadën ukrainase në Madrid, thotë policia spanjolle (fotot)

Ambasada e Ukrainës në kryeqytetin spanjoll Madrid ka raportuar sot për shpërthimin e një ‘letre bombë’ të dërguar aty.

16:21
Furnizimi me armë, riparimi i rrjetit elektrik në qendër të takimit Blinken – Kuleba

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u zotua sot të vazhdojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në një takim me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. Takimi dy palësh u zhvillua në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht të Rumanisë.

16:13
Zyrtare/ Partizani mbyll bashkëpunimin me dy lojtarë, u afruan në merkaton verore

Partizani i ka dhënë fund marrëveshjes me dy lojtarë të cilët i afroi gjatë merkatos së verës.

16:10
Pas divorcit, Kanye West habit me gjestin e papritur kundrejt Kim Kardashian

Reperi Kanye West shpenzoi 4.5 milionë dollarë për të blerë shtëpinë ngjitur me Kim Kardashian pasi ajo bëri kërkesë për divorc dhe tani ai ka vendosur t’ja rikthejë atë përsëri Kim-it dhe fëmijëve të tyre.

16:07
Turistin e marrin peng, i grabisin Rolex-in $20,000, në takimin me të njohurën e rreme ‘online’ në Brazil (fotot)

Një turist britanik në Brazil ka përfunduar i zhveshur e i grabitur, teksa kriminelët i morën orën e tij Rolex me vlerë $20,000 pasi shkoi në një takim të inskenuar me “të njohurën e re online”.

15:57
Mbretëria e Bashkuar sanksionon zyrtarët rusë që qëndrojnë pas mobilizimit, numri total shkon në 1200

Sanksionet e fundit synojnë zyrtarët rusë që kanë promovuar ose zbatuar mobilizimin, duke e çuar në 1200 numrin total të individëve të sanksionuar.

15:56
Turqia: Suedia po bën hapa drejt NATO-s, por jo mjaftueshëm

Turqia tha se Qeveria e re e Suedisë është më e vendosur që të adresojë shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, në këmbim që pala turke të ratifikojë anëtarësimin e Stokholmit në NATO, por bëri thirrje për “hapa konkretë”.

15:47
Aksidentoi dy persona duke i lënë të vdekur, Gjykata e Durrësit lë në burg Arbër Tivarin

“Arrest me burg” në ambientet spitalore për Arbër Tivarin, i akuzuar për aksidentin me dy viktima në superstradën Durrës-Tiranë.

15:42
​Stoltenberg: Ukraina duhet të mbetet sovrane nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO

Në mënyrë që kombi i konfliktuar i Ukrainës të bashkohet një ditë në radhët e NATO-s, vendi duhet të mbetet sovran dhe i pavarur, tha të mërkurën shefi i Aleancës Veri-Atlantike.

15:39
Festat e fundvitit po afrojnë, tre mënyrat më të shpejta për të gatuar gjeldetin

Ka një sërë mënyrash të sigurta për të shkrirë një gjeldeti, pavarësisht nëse keni disa ditë apo disa orë kohë.

15:36
Dhjetori vjen me reshje, por temperaturat do të jenë më të larta se mesatarja

Dhjetori nis si një vijimësi e vjeshtës, me mot të ngrohtë dhe reshje të pakta. Problem do të jetë lagështira e lartë.

15:34
Dy fëmijë u gjetën të vdekur në valixhe në Zelandën e Re, dyshohet të jenë vrarë nga nëna e tyre

Dy fëmiijë në Zelandën e Re, të cilët u gjetën të vdekur në valixhe, disa vite më pas, dyshohet se janë vrarë nga mamaja e tyre.

15:32
Përveç Kupës së Botës … Katari mban dhe ‘konkursin e bukurisë’ së gamiljeve (fotot)

Teksa skuadrat nga e gjithë bota përpiqen në fushën e blertë të futbollit të tregojnë vlerat e tyre në kampionatin e Katarit, vendi po mban një tjetër konkurrim botëror kësaj here të bukurisë, për kafshët katërkëmbëshe të shkretëtirës.

15:30
Luhet sfidë kualifikimi, Australia dhe Danimarka zbulojnë titullarët

Australia ndeshet me Danimarkën në ndeshjen e fundit të Grupit C teksa llogaritë për të dyja kombëtaret janë ende të hapura.

15:30
Vrasja e shqiptarit në Gjermani/ Policia gjermane kërkon të dhëna në Shqipëri për 42-vjeçarin nga Shijaku

Një letërporosi e ardhur nga Gjermania ka vënë në lëvizje policinë shqiptare e cila po heton në lidhje me të shkuarën e një 42-vjeçari nga Shijaku për të zbuluar motivet e vrasjes së tij me plumb pas koke mbrëmjen e të hënës në Gjermani.

15:26
William Baldwin, film në Shqipëri/ Pjesë e kastit të filmit që po prodhon producenti Andi Deliana

“My mother is a cosmonaut “, është filmi më i fundit që po prodhon producenti Andi Deliana.

15:17
Situata në Grupin E/ Skenarët që kualifikojnë Gjermaninë, edhe Spanja rrezikon!

Gjermania barazoi me Spanjën, dhe falë humbjes së Japonisë me Kosta Riken shpreson te kualifikimi. “Panzerat” synojnë fitoren ndaj Kosta Rikës, ndërsa në anën tjetër nuk do të bënin asnjë llogari nëse Spanja fiton ndaj Japonisë.

15:17
Anglia tërhiqet për gomonet! Ndryshon politikën e kthimit të klandestinëve

Britania zyrtarisht ndryshon politikën e saj të para disa kohëve për kthimin mbrapsht nga kishin ardhur të gomoneve në kanalin e La Manshit, si një taktikë që “nuk jep rezultat”.

15:15
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë 51-vjeçari (Emri)

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë.

15:09
Fakultetet po mbeten bosh! Në Universitetin e Tiranës dhe në rrethe, janë disa mijëra studentë më pak

Përveç Universitetit të Mjekësisë së Tiranës që është më i kërkuari nga të rinjtë diploma e të cilit ju shërben si pasaportë për të emigruar jashtë Shqipërisë, institucionet e tjera të arsimit të lartë vend po vuajnë nga rënia e numrit të studentëve.

15:04
Ekonomia ka ngadalësuar! Ka rënë me 31 përqind volumi i mallrave të transportuara me anije

Volumi i mallrave të transportuara në rrugë detare është ulur me gati 31% në tetor, krahasuar me tetorin e kaluar. Janë këto shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave që dëshmojnë edhe për një ngadalësim të tregtisë përballë goditjes që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.

15:02
Arrestime për sulmet kibernetike! 5 punonjës IT të Ministrisë së Brendshme nuk azhornuan antiviruset

Një sulm shtetëror i sponsorizuar nga qeveria iraniane , kryesisht nga ministria e inteligjences dhe garda revolicionare.

14:58
Gakpo “mahnit” Holandën, sulmuesi vendos rekorde në ndeshjet e grupit

Holanda kaloi pa probleme Katarin në ndeshjen e tretë të Grupit A, me “tulipanët” që siguruan vendin e parë dhe kualifikimin për në raundin me eliminim direkt, ku do të masë forcat përballë SHBA.

14:52
Von der Leyen: Gjykatë speciale për të hetuar krimet e Rusisë në Ukrainë

Shefja e Komisionit Evropian hodhi këtë të mërkurë idenë e një “gjykate të specializuar” për të vënë para drejtësisë zyrtarët e lartë të Rusisë për luftën në Ukrainë. 

14:48
Strategjia e re Italisë: Të shtojmë prezencën në Ballkanin Perëndimor

Shtoni prezencën e Evropës në Ballkanin Perëndimor, kështu ka thënë në takimin e Bukureshtit ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani.

14:44
Haradinaj paraqet rezolutën për dialogun: Të mbahet një samit në SHBA për marrëveshjen finale me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paraqitur një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me dialogun me Serbinë.

14:36
Kosovë,Tahiri në Kuvend: Po krijohet një realitet i ri në veri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se në veri po krijohet një realitet i ri dhe i dëmshëm për Kosovën.

14:34
Baguette franceze merr statusin e trashëgimisë botërore nga UNESCO

Baguette franceze (një lloj i bukës franceze) ‘250 gramë magji dhe përsosmëri’, sipas fjalëve të Presidentit Emmanuel Macron, një nga simbolet e kombit iu dha statusi i trashëgimisë së UNESCO-s më 30 nëntor.

14:29
Kurti: Kosova ka Qeveri që nuk varet nga votat e Listës Serbe

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në ta kaluarën qeveritë janë varur nga Lista Serbe, ndërsa tashmë kjo gjë nuk ndodh.

14:27
Abdixhiku në Kuvend: Pse pajtoheni që të bëhet asociacioni?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me marrëveshjen e fundit për çështjen e targave ka pranuar implementimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

14:12
Stoltenberg viziton sot Gjermaninë, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Berlinit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Gjermaninë ditën e sotme.

14:03
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Apeli i Durrësit rikthen në detyrë gjashtë policët e pezulluar

Apeli i Durrësit ka rikthyernë detyrë gjashtë policët e pezulluar për ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

14:01
Shpërthim me bombë në shkollën afgane, shumë prej viktimave ishin nxënës

Të paktën 10 persona janë vrarë pas një shpërthimi me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit, ka thënë regjimi në pushtet taliban.

13:58
Zbuloni fjalën e vitit sipas kompanisë së fjalorëve

Merriam-Webster, botuesi më i vjetër i fjalorëve në Amerikë, zgjodhi fjalën ‘gaslighting’ si fjalën e vitit 2022.

13:56
​Austria humb çështjen gjyqësore për centralin bërthamor hungarez

Austria ka njoftuar se ka humbur një çështje gjyqësore kundër vendimit të Komisionit Evropian pesë vjet më parë për të lejuar Hungarinë të zgjerojë termocentralin bërthamor Paks pasi gjykata e dytë më e lartë e BE-së hodhi poshtë të gjitha argumentet e saj.

13:46
Reja mbyll kontratën, ja bilanci i italianit në krye të Shqipërisë

Edoardo Reja është zyrtarisht pa kontratë. Trajnerit italian i ka përfunduar marrëveshja me federatën shqiptare të futbollit e tani pritet vendimi që do të merret për të ardhmen e stolit të kombëtares së Shqipërisë.

13:43
Kurti për dorëheqjet e policëve: Duhet të ketë aplikime të reja për punë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar të mërkurën dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës duke thënë se vakumet duhet mbushur me “aplikime të reja për punë”.

13:37
Ronaldo drejt akordit, 200 milionë arsye për të shkuar ne Arabi

Botërori është në qendër të vëmendjes, por Cristiano Ronaldo, simbol i Portugalisë është i përqëndruar dhe në aktivitetin e tij në nivel klubesh, dhe siç raportojnë media të ndryshme është pranë mbylljes së akordit me Al-Nassr, klub i Arabisë Saudite , me të përditëshmen spanjolle Marca që këmbëngul për diçka të tillë.

13:20
Maqedonia e Veriut ul çmimet e ushqimeve, buka ulet deri në 13 përqind

Çmimet e  produkteve ushqimore pritet të ulen në Maqedoninë e Veriut nga pesë në 13 për qind, sipas Ministrisë së Ekonomisë,

13:19
Osmani: Serbia ka krijuar krizë që të mos flitet për marrëveshje finale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Serbia ka krijuar krizë në javët e fundit, në mënyrë që të mos diskutohet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

13:14
Sulmi kibernetik nga Irani, çfarë teknike përdori grupi kriminal për hakerimin e të dhënave

Top Channel ka siguruar dosjen e pesë personave të akuzuar për shpërdorim detyre, pas sulmit kibernetik nga nga Irani.

13:11
Zbulohet data kur nisën saktësisht sulmet kibernetike nga Irani në Shqipëri

Është bërë publike data kur hakerat iranianë bënë ndërhyrjen e parë në sistemin shtetëror shqiptar.

13:08
Futbolli në zi, mbrojtësi 22-vjeçar humb jetën gjatë stërvitjes në Argjentinë

Futbolli në zi. Andres Balanta humbi jetën papritur, në moshën 22-vjeçare gjatë një seance stërvitore.

12:36
Evropa ‘vuan’ për mësues! Pakënaqësi për pagat dhe kushtet e punës

Mungesa e mësuesve po shqetëson vendet në të gjithë Evropën. Franca, Gjermania, Portugalia, Suedia dhe Italia po përballen të gjitha, me probleme të rekrutimit të mësuesve në mes të pakënaqësisë së përhapur brenda profesionit.

12:32
Catherine Zeta-Jones zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me Michael Douglas!

Aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones ka folur së fundmi në një intervistë për ‘The Telegraph’ rreth martesës së saj 22-vjeçare me Michael Douglas.

12:18
Protesta/ Meta pas takimit me Berishën: Siguria nuk cënohet nga qytetarët që duan Shqipëri Europiane

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas takimit të zhvilluar me kryedemokratin Sali Berisha, ka folur për mediat ku ka konfirmuar se protesta do të zhvillohet para kryeministrisë.

12:16
‘Harrojeni futbollin’/ Devetë po konkurojnë për titullin e bukurisë në Katar, nuk lejohen ndërhyrjet estetike (foto)

Ndërsa Botërori i futbollit për meshkuj po zhvillohet në Katar, një garë shumë e ndryshme po zhvillohet gjithashtu në vend.

12:15
Gjykata rrëzon Prokurorinë/ Sulmi kibernetik nga Irani, “detyrim paraqitje” për pesë punonjësit IT që nuk azhornuan antiviruset

Gjykata e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitje” për pesë punonjësit IT pranë Departamentit të Administratës Publike, të akuzuar për “shpërdorim detyre” pas sulmeve kibernetike nga Irani.

12:07
Braktisja e fshatrave! Vetëm 12 km larg Shkodrës, Zogaj i bukur drejt rrënimit

Zogaj, është vetëm 12 kilometra larg qytetit të Shkodrës dhe konsiderohet si një ndër fshatrat më të bukur në veri të Shqipërisë por pavarësisht resurseve dhe mundësive, zona është braktisur.

11:50
Sulmet kibernetike nga Irani/ Prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për pesë punonjës të Departamentit të Administratës Publike

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “arrest shtëpie” për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Administratës Publike, pas sulmeve kibernetike nga Irani.

11:43
Vinin baste sportive të paligjshme, arrestohen dy persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi vinin baste sportive nëpërmjet laptopit dhe aparateve celulare në Durrës. 

11:39
300 mld euro të rezervave të Bankës Qendrore/ Brukseli propozon planin për konfiskim të aseteve të ngrira ruse

Komisioni Evropian ka propozuar të mërkurën një plan për të konfiskuar asetet ruse që janë ngrirë si pasojë e sanksioneve për ndëshkim të Moskës, pas luftës së nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

11:30
Afganistan/ Pas pishinave e palestrave, grave u ndalohen edhe shëtitjet në park (foto)

Grave u ndalohet të vizitojnë parqet në Kabul nga Talibanët që janë në pushtet.

11:28
Përfundoi në spital pas golit ndaj Iranit, zbulohet gjendja e Pulisic para ndeshjes me Holandën

Kristian Pulisic, autori i golit që kualifikoi SHBA-të në raundin e 1/16-ave, u largua nga fusha pasi mori një goditje të rëndë në bark pikërisht në momentin e golit.

11:24
Ideja e dekadës/ Reduktimi i dëmit për shëndetin e duhanpirësve

Së fundmi, shumë shtete kanë përfshirë në politikat e tyre një qasje të drejtuar nga shkenca, lidhur me uljen e numrit të duhanpirësve në vendin e tyre.

11:14
Intensifikohen takimet para 6 dhjetorit, Meta sërish në zyrën e Berishës

Pak ditë nga protesta e 6 dhjetorit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngjitur sërish shkallët e PD, për një takim me aleatin e tij në opozitë Sali Berisha.

11:06
Sulmet kibernetike nga Irani/ Cilët janë pesë punonjësit IT që shpërdoruan detyrën

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “arrest shtëpie” për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Administratës Publike, pas sulmeve kibernetike nga Irani.

11:05
Rikthehet dëbora në veri! Zbardhet Thethi, Kelmendi e Dukagjini

Në veri rikthehet dëbora. Prej mbrëmjes së kaluar, reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e Dukagjinit, Kelmendit dhe pikën turistike të Thethit.

10:59
Lideret e Zelandës së Re dhe Finlandës hedhin poshtë pretendimin se u takuan për shkak të moshës dhe gjinisë së njëjtë

Jacinda Ardern dhe Sanna Marin kanë hedhur poshtë pretendimin se ata organizuan një takim pasi janë në të moshë të përafërt.

10:57
Kanye West do t’i paguajë Kim Kardashian 200,000 dollarë në muaj

Kanye West është urdhëruar t’i paguajë Kim Kardashian 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.

10:53
Për herë të parë pas 27 vitesh/ Presidenti gjerman vizitë zyrtare nesër në Tiranë (agjenda)

Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier, do të vizitojë nesër Tiranën.

10:49
Agjencia Federale e Punës: Gjermania ka nevojë për më shumë punëtorë të huaj

Agjencia Federale e Punës në Gjermani pohon, se ekonomia dhe kompanitë e mesme mbështesin ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Ekonomia nuk mund të funksionojë në formën e tanishme pa punëtorët shtesë.

10:49
Pse prebiotikët dhe probiotikët janë të ndryshëm për aparatin tretës

Tashmë e dini lidhjen mes baktereve të “mira” dhe shëndetit të aparatit tretës.

10:40
Vdes në moshën 96-vjeçare ish-Presidenti kinez Jiang Zemin

Ish-udhëheqësi i Kinës Jiang Zemin, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 96-vjeçare.

10:16
Samiti i i BE në Tiranë/ 6 dhjetori vendoset ditë pushimi për administratën dhe shkollat në kryeqytet

6 dhjetori është vendosur ditë pushimi për administratën dhe shkollat në Tiranë, pasi në kryeqytet të martën do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

10:06
“Bombë” nga Spanja, Barça projekton rinovimin me Busquets

Barcelona bën “prapa-kthehu”.

10:04
“Funerali i mbylljes së degëve”/ Studentët ‘homazhe’ për zbrazjen e universiteteve, vendosin dy pllaka varri para Ministrisë së Arsimit

Qëndresa qytetare dhe studentët kanë vendosur dy pllaka varri përpara Ministrisë së Arsimit në shenjë simbolike për zbrazjen e universiteteve.

09:55
Twitter i jep fund politikës për menaxhim të dezinformatave për koronavirus

Gjiganti Twitter i ka dhënë fund politikës për luftimin e informacionit të rremë për pandeminë e koronavirusit.

09:49
Sot, Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Armëve kimike

Konferenca e shteteve palë në Konventën e Armëve Kimike, në sesionin e saj të njëzet në vitin 2015, vendosi që një Ditë përkujtimore e viktimave të luftës së armëve kimike të mbahet më 30 nëntor të çdo viti.

09:47
Ambasadorët e BE-së çojnë përpara procesin e liberalizimit të vizave

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

09:44
Ministrat e jashtëm të NATO-s zotohen të ndihmojnë me riparimet e infrastrukturës energjitike

Ministrat e jashtëm të NATO-s thanë të martën në një deklaratë të përbashkët se ata mbeten të palëkundur në “angazhimin për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës” dhe u zotuan se aleatët do ta ndihmojnë Ukrainën ndërsa ajo riparon infrastrukturën e saj energjetike mes sulmeve ruse.

09:33
Shpresa vdes e fundit, pas 51 vitesh gruaja gjen familjen

Një histori aspak e zakontë ka ndodhur në SHBA.

09:29
Italia: Evropa duhet të kufizojë ndikimin rus në Ballkan

Evropa duhet të rrisë prezencën e saj në Ballkanin Perëndimor për të kufizuar ndikimin e Rusisë, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, para nisjes së takimeve të organizuara nga NATO-ja në Bukuresht.

09:23
Sulmet ruse në Donetsk, pesë të vrarë dhe 15 të plagosur

Të paktën pesë civilë u vranë në sulmet ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore të martën, sipas një zyrtari ushtarak ukrainas.

09:16
Biden: Shtetet e Bashkuara një, Irani zero! Loja mbaroi!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar menjëherë pas fitores së përfaqësueses së vendit të tij ndaj Iranit, 0-1.

09:05
Konflikt në familje për pronat/ Xhaxhai kërcënon me automatik nipin, momenti i arrestimit të 57-vjeçarit

Konflikti në familje për pronat ka sjellë prangosjen e një 57-vjeçari në Kavajë, pasi kërcënoi me armë nipin e tij.

08:50
Shtohen adhuruesit e Nainggolan, dy klube të Serisë A i bëjnë ofertë

Radja Nainggolan është një futbollist i lirë, pasi ka prishur marrëveshjen me klubin e Antwerpit në Belgjikë, teksa shkak u bënë shkeljet disiplinore, me mesfushorin që u pa të konsumonte duhan në pankinë gjatë një ndeshjeje.

08:40
Athina ndez dritat kuqezi, Veliaj falënderon kryebashkiakun Bakoyanis: Mesazh i madh miqësie mes popujve tanë 

Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festën e shpalljes së Pavarësisë së shqiptarëve.

08:37
​Sot pritet të votohet propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në Bruksel.

08:30
Bayerni kthen sërish sytë nga Italia, gati 40 milionë euro për talentin 19-vjeçar

Giorgio Scalvini është talenti më i ri i futbollit italian, i cili për të dytin sezon radhazi po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij vazhdimisht në rritje, me klubin e Atalantës.

08:23
Trajneri i Iranit: Urime SHBA-ve, e merituan fitoren!

“Urime Shteteve të Bashkuara dhe fat të mirë në 1/16 e Kupës së Botës”,  me këto fjalë e nisi konferencën për mediet pas humbjes 0-1 trajneri i Iranit, Carlos Queiroz.

08:20
Senati amerikan voton për të mbrojtur martesat e së njëjtës gjini dhe mes racave të ndryshme

Senatorët amerikanë votuan të martën me 61 vota pro dhe 36 kundër për të mbrojtur martesat e së njëjtës gjini dhe ato ndërmjet racave të ndryshme.

08:13
Zbulim i rëndësishëm! Shkencëtarët krijojnë ilaçin që ngadalëson sëmundjen e Alzheimerit

Shkencëtarët e kanë konsideruar si tejet të rëndësishëm zbulimin e një ilaçi që besohet se ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e njohur si Alzheimer, forma më e shpeshtë e harresës.

08:06
Gazetari i zhdukur në Turqi përfundon në prangat e Gardës Revolucionare iraniane

Një gazetar disident iranian, që u zhduk në Turqi në muajin maj, tani është i arrestuar nga Garda e fuqishme Revolucionare Islamike e Iranit, bënë të ditur për Radion Evropa e Lirë (REL) burime që kanë njohuri për këtë çështje.

08:04
Parashikimi i motit/ Vranësira dhe shi, në zonat malore reshje dëbore

Moti për këtë të mërkurë parashikohet të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

E martë, 29 Nëntor 2022
23:30
Festohet Pavarësia dhe në Greqi! Nën tingujt e muzikës shqiptare, marrin pjesë në festime dhe deputetë grek

110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në disa qytete të Greqisë nga emigrantë të shumtë që jetojnë e punojnë atje.

23:05
Biden në Kongres: Ukraina dhe Covid 19 janë prioritetet kryesore

Sigurimi i fondeve për Ukrainën dhe pandemia Covid 19 janë prioritetet e tij para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në fillim të vitit të ardhshëm, ka theksuar presidenti amerikan Joe Biden këtë të martë.

22:58
Përplasi për vdekje 58-vjeçarin në Maliq, arrestohet shoferi

Drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 58-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë në fshatin Drithas të Maliqit është vënë në pranga pak orë pas aksidentit.