Pamje të rënda/ Gruaja shtatzënë në Kinë nuk u lejua në maternitet pa testin e covid, lind në rrugë

30/11/2022 16:56

Një video e tmerrshme po qarkullon në rrjet, ku shihet teksa një grua në Kinë detyrohet të lindë në këmbë.

Kjo pasi gruaja shtatzënë nuk kishte pasur kohë të kryente testin e covid para se të futej në maternitet dhe në momentin që donte të hynte brenda, nuk lejohej pa vërtetuar më parë nëse ishte e pa-infektuar.

Sipas videos që qarkullon në Twitter, gruaja lindi jashtë maternitetit në qytetin Gulan të Kinës dhe të vetmit që i ofruan ndihmë, ishin qytetarët që ndodheshin aty pranë.

Prej javësh shumë qytete kineze janë mbledhur tashmë nga protesta masive, kundër rregullave strikte të covid-19 atje. Edhe pse protestat janë shtypur vazhdimisht, ata kërkojnë largimin e liderit të tyre Xi Jinping dhe vendosjen e demokracisë në vend.

 

Top Channel