Strategjia e re Italisë: Të shtojmë prezencën në Ballkanin Perëndimor

30/11/2022 14:48

Shtoni prezencën e Evropës në Ballkanin Perëndimor, kështu ka thënë në takimin e Bukureshtit ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani.

Teksa theksoi se strategjia e re Italisë është pikërisht kjo,  prezenca në Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet t’i ndalojmë rusët edhe në Ballkanin  perëndimor . Na duhet më shumë Evropë në aty. Dhe kjo është pikërisht strategjia italiane. Uniteti është shumë me rëndësi në këtë moment”, tha Tajani.

Tajani theksoi se ndër të tjera se në këtë moment është gjithashtu e rëndësishme Kina. Sipas tij ajo luan një rol të rëndësishëm në shtyrjen e Rusisë për të aritur një marrëveshje paqeje, bashkë me Turqinë e SHBA.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s po takohen të mërkurën, për të dytën ditë me radhë – për të rikonfirmuar mbështetjen për shtetet e brishta në kufi me Rusinë, pas shqetësimeve për destabilizimin e tyre, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Aleatët e NATO-s janë zotuar njëkohësisht për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës.

Top Channel