Zogaj, është vetëm 12 kilometra larg qytetit të Shkodrës dhe konsiderohet si një ndër fshatrat më të bukur në veri të Shqipërisë por pavarësisht resurseve dhe mundësive, zona është braktisur.

Dëshmi se fshati është braktisur është fakti se shkolla ka vetëm 11 nxënës. Këtu koha ka ngelur në vend pasi edhe sot pas me shume se 12 vitesh nga ndërrimi i sistemit nga 8-vjeçar në atë 9-vjeçar, në shkollën e fshatit shkruhet: Shkolla 8-vjeçare “Reshit Hyseni” Zogaj

Qendra shëndetësore është e mbyllur pasi mungesa e mjekëve në të gjithë qarkun e Shkodrës, ka kufizuar shërbimin shëndetësor edhe në Zogaj.

Mjekja vjen vetëm një herë në jave pasi e ka të pamundur të jetë e përditshme pasi shërben njëkohësisht edhe në fshatin e Shirokës dhe atë të Zusit.

Zogajve që prej viteve 90 i është premtuar ndërtimi i rrugës që ende sot është një kalimshe. Premtim që nuk u mbajt kurrë.

Top Channel