Zyrtare/ Partizani mbyll bashkëpunimin me dy lojtarë, u afruan në merkaton verore

30/11/2022 16:13

Partizani i ka dhënë fund marrëveshjes me dy lojtarë të cilët i afroi gjatë merkatos së verës.

Bëhet fjalë për Matej Cvetanovski dhe Aristoteles Romero. Ndërprerja e marrëveshjes me lojtarët erdhi në mënyrë konsensuale teksa në këtë vendim ka ndikuar mungesa e vazhdimësisë të futbollistëve ndërsa në pjesën e parë të sezonit kaluan më shumë kohë në stol.

Lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit me Cvetanovskin dhe me Romeron e njoftoi vetë klubi i Partizanit nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit të Partizanit:

Top Channel