Presioni ndërkombëtar mbi Kosovën është shtuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Situata gripale e rënduar ka bërë që qytetarët të rendin me shumë drejt vaksinës antigrip e duke harruar vaksinat buster ndaj covid edhe pse Organizata botërore e shëndetësisë ka paralajmëruar se nëse bie imuniteti ndaj Sars cov2 situata mund të rikthehet .
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se është “e pakuptimtë” të mbahet një takim trelateral me Suedinë dhe Finlandën, për të diskutuar për aplikimet e këtyre dy shteteve në NATO. Sipas kryediplomatit turk, kjo vjen pasi gjatë këtij muaji pati protesta në Stokholm.
Gjurmët e rrugës automobilistike nga Qafa e Thores për në pikën Turistike te Thethit janë zhduku nga dëbora e cila në segmente të caktuara shkon deri në 5 metër.
Manchester City shiti Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenkon tek Arsenali në merkaton e verës. Në arkat e kampionëve të Anglisë përfunduan rreth 88 milionë euro, por nga operacioni i dyfishtë më i fituar ka dalë klubi londinez.
Janë tensionuar sërish tensionet mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut, deri në pikën që Sofja njoftoi se do të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore.
Nëntë palestinezë, përfshirë një grua të moshuar, u vranë në një sulm ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor, kanë informuar zyrtarët palestinezë.
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, është liruar nga burgu ditën e sotme me vendim të Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme pasi u kapën teksa vinin baste sportive të paligjshme në celular.
119 persona janë arrestuar në total gjatë operacioneve antidrogë të zhvilluara pas hetimeve të SPAK dhe autoriteteve italiane.
Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i doli Kosovës në mbrojtje duke kërkuar që vendi i tij të pranojë se shtetësinë e saj.
Numri i dëmeve pezull në tregun e sigurimeve të Jo-jetës, në raport me numrin e dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimeve rezulton të jetë në nivelin më të ulët historik në fund të vitit 2022.
Pas miratimit të Gjermanisë e SHBA për dërgimin e tankeve luftarake 2 në Ukrainë, ka reaguar Moska zyrtare. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, furnizimi me armë i Ukrainës shihet si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në konflikt.
Bosnje-Hercegovina formoi qeverinë e re, 115 ditë pas zgjedhjeve të 2 tetorit 2022.
El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin.
Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, shënuan përfundimin e një projekti trevjeçar kushtuar përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta në Kosovë dhe prezantuan aktivitetet e reja të nisura në këtë sektor.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vite, nuk janë bërë kontrolle sistematike të stafit, edhe pse ato parashihen me ligj.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, u rikthye të mërkurën në Kosovë për të diskutuar hapat e radhës për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të hidrokarbureve, ku nafta është ulur me vetëm katër lekë.
Në spitalin rajonal të Vlorës rreth 80 pacientë kërkojnë ndihmë ccdo ditë për simptoma gripale.
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka lënë të kuptohet për të parën herë se Beogradi mund të ndryshojë kursin e ndjekur deri tani, dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, një nga kërkesat kryesore të parashtruara Serbisë nga BE-ja në mënyrë që vendi të avancojë në bisedimet e anëtarësimit me bllokun europian.
Vetëm 15 minuta zgjati në gjykatën e Washingtonit seanca e ish-zyrtaritë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili u deklarua i pafajshëm për akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.
Rikthehet buzëqeshja në kampionin bardheblu disa orë përpara startimit të javës së 18-të të Abissnet Superiores.
Si për shumë të tjerë, edhe për Shkëlzen Berishën , djalin e ish kryeministrit Berisha, kapërcimi i dyerve të SPAK nuk ishte i qetë.
Seancë e pazakontë plenare u zhvillua këtë të enjte, ndërsa deputetët e PD-së bllokuan foltoren.
Kuvendi nisi punimet me tone të qeta duke përkujtuar viktimat e Holokaustit por u rikthye kaosi seancave të mëparshme.
Kuvendi nuk e ka miratuar kërkesën e grupimit Berisha për mocion me debat me Ramën për çështjen McGonigal.
Gjykata e Durrësit vendosi masën shtrënguese “arrest me burg” për të arrestuarin e ‘shtëpisë së barit’ në Shijak.
Lëvizjet gjatë ditës nëse keni një punë ku duhet të qëndroni të ulur mund të jetë shumë sfiduese.
Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të posaçme në nder të viktimave të Holokausit.
Ekziston një restorant që këtë vit feston 298 vite aktivitet dhe njihet si restoranti më i vjetër në botë dhe është ende në funksion, sipas Rekordeve Botërore Guinness.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar liderët e Perëndimit për dërgimin e tankeve – për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë – mirëpo ka thënë se ato duhet të dorëzohen sa më shpejt.
Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim pasi u përfshi në një konflikt me armë zjarri ndodhur mes disa personave në qershor të vitit 2019 është vënë në pranga.
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK paraditen e sotme.
Marcus Thuram po luan sezonin e katërt dhe të fundit me M’Gladbach.
Kanë kaluar 55 vite që kur astronauti i Apollo 8, Bill Anders shkrepi një foto ikonike që do të ndryshonte perceptimin e njerëzve për botën tonë përgjithmonë.
Në qarkun e Korçës ka patur reshje lokale shiu dhe dëborë kryesisht në zonat malore, në lartësitë mbi 1200 m, reshje të cilat vazhdojnë aktualisht dhe janë të shoqëruara me erë.
Grupimi Berisha kërkon mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal“ gjatë seancës së sotme parlamentare.
Speci djegës jalapeno u zbulua për herë të parë nga Aztekët, të cilët në vend që ta hanin, e thanin e më pas e tymosnin.
Milani në krizë. Janari mund të quhet padyshim muaj i zi për skuadrën e Piolit.
Qendra historike e qytetit ukrainas të Odesas, është shpallur zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNECSO)
Pas një bllokimi dy vjecar, Facebook-u ka mundësuar rikthimin e llogarive të ish presidentit amerikan, Donald Trump, në këtë rrjet social dhe në Instagram, pasi kompania e tyre amë, Meta, njoftoi fundin e pezullimit.
Prej dy ditësh qytetari Nasi Xhoxhi rezulton i zhdukur.
Traktati i Elizesë lidhet me pajtimin më të madh pas Luftës II Botërore: atë mes Gjermanisë e Francës. Konsultimet e detyrueshme Berlin-Paris vunë bazat e paqes. Traktati është model për disa vende, shkruan Auron Dodi.
Situata në bashkinë Shkodër është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë.
CDU/CSU do të hartojë një kurs të përbashkët për çështjen e emigracionit në Gjermani. Si duhet të duket ai?
Kosova duhet të lejohet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, tha përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell, në seancën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate ndërkombëtare.
Ukraina do të marrë tanke lufte, edhe Leopard 2 nga Gjermania. A lëshoi pe kancelari për shkak të presionit ndërkombëtar – apo ngurrimi i tij ishte i qëllimshëm?
Dokumentet e klasifikuara vazhdojnë të shfaqen aty ku nuk duhet të jenë.
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme sot.
Në një ceremoni të veçantë në Teatrin e Operas dhe Baletit, më të mirët e sipërmarrjes private u mblodhën për të festuar arritjet tyre pas një viti plot sfida.
Arrestimi i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal ka shkaktuar një furtunë në mediat amerikane por jo vetëm.
Shtetasi A shtetas shqiptar, është kthyer në Shqipëri pas një qëndrimi të gjatë në një shtet të Amerikës së Jugut, për të cilin kishte të dhëna se ishte i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.
Gati 380 mld lekë kanë qarkulluar vetëm gjatë tetorit 2022 jashtë sistemit bankar. Niveli më i lartë i parasë informale që nga 2013-ta kur Banka e Shqipërisë ka nisur të masë këtë fenomen.
Ekspertët vlerësojnë se një familjeje shqiptare I duhet 50 deri në 60 vjet për të blerë një shtëpi, ndërkohë në Zvicër duhen 11 vjet.
“Bankat janë ende nën efektin e krizës dhe kërkojnë konsumatorë gjithmonë e më të sigurt. Pavarësisht se kanë shtrënguar kriteret e dhënies së kredive, janë një kategori e punonjësve në nivele drejtuese disa kanë përfituar nga rritja e pagave, të tjerë kanë përfituar nga pozita në hierarkinë e administratës. Kështu që për këtë është krijuar […]
Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 10,66 % në tremujorin e tretë të vitit 2022 krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jetë këtë mbrëmje në një përrua në Fushë Arrëz.
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i pafajshëm sot në gjykatë, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.
Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 10,66 % në tremujorin e tretë të vitit 2022 krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit parardhës. Për të njëjtën periudhë edhe Pasuritë e Paluajtshme patën një rritje me 13,84% .
Shqiptarët e kanë në kulturën dhe traditën e tyre të punojnë gjithë jetën për të siguruar pronësinë e një shtëpie. Banesa konsiderohet shpesh si trofeu i jetës.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e parë për këtë vit të ri në ‘Shtëpinë e Futbollit Europian’, në Nion të Zvicrës. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, teksa u miratuan disa vendime të rëndësishme.
Një lajm i mirë për të gjitha ato familje që kanë pas jetuar në godinat e konvikteve të zëna pas viteve ‘90, por që mbetën të pastreha pas tërmetit të 2019.
Pak ditë më parë Fiks Fare transmetoi një video të mbërritur nga banorët e fshatit Mafsheq të Njësisë Administrative Çudhi në qytetin e Krujës. Në video shihej se mbi lumin Drojë në shpatet e malit të Brretit dhe atij të Krujës ndodhej një urë e vjetër tip bejli e ndërtuar shumë vite më parë nga Forcat e Armatosura Shqiptare.
Papa Françesku ka deklaruar se homoseksualiteti nuk është krim ndërsa kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejta”.
Java e 18-të e Abissnet Superiores ka startuar këtë mesjavë me dy takimet, Laçi-Kastrioti dhe Bylis-Vllaznia.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, dha lajmin e mirë se rreth 1500 nxënës ekselentë përfitojnë bursa për vitin 2022-2023.
Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Israeli House of Albania organizuan konferencën shkencore Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore.
Shkodra duket se po çlirohet nga vëzhgimi që i kanë bërë territorit grupet kriminale nëpërmjet kamerave të sigurisë të instaluara në mënyrë të kundraligjshme.
Pas një përplasje politike mes Laburistëve të opozitës dhe konservatorëve në pushtet, të cilët përleshen shpesh kohët e fundit për çështjet e emigracionit, çoi në zbulimin zyrtar të shifrës së rreth 200 fëmijëve, kryesisht djem adoleshentë shqiptarë rezultojnë se janë larguar dhe cilësohen të humbur nga hotelet, ku janë sistemuar si azilkërkues.
Shurupet për frenimin e kollës kanë një përdorim të gjerë në këtë periudhë kur po qarkullojnë disa viruse në vendin tonë e që sipas mjekëve pediatër të vegjlit po manifestojnë simptoma më të renda.
Dokumentet e regjistrimit të një kompanie në Shqipëri tregojnë se ish-zyrtari i lartë të FBI-së, Charles McGonigal i cili u arrestua në Nju Jork rezulton në Shqipëri si administrator i një biznesi që prej vitit 2007, kohë kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.
Gazetari Elvis Hila është sulmuar fizikisht për shkak të detyrës këtë të mërkurë në mbrëmje.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë po kryen hetime rreth gjetjes së dokumenteve sekrete në shtëpinë private të presidentit Joe Biden, si edhe në atë të paraardhësit të tij Donald Trump. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, debati i hapur me këtë rast ka shtruar edhe pyetjen, përse kaq shumë informacione qeveritare janë sekrete dhe si duhen mbrojtur ato.
Dhjetëra qirinj dhe trëndafila të kuq kishte vendosur Arbi në ambientin romantik ku zhvilloi takimin e radhës me Laurën.
Sot në “Ftesë në 5” ishte i ftuar Alket Islami, i cili komentoi rrugëtimin e të birit Xhonatanit në shtëpinë e “Big Brother Vip”
Sot në “Ftesë në 5” ishte e ftuar Zhkalin Lekatari dhe motra e saj Helen, e cila bëri daljen e saj publike.
31 tanke të avancuara Abrams do të dërgojë SHBA në Ukrainë, një hap ky që hidhet pak pasi Gjermania pranoi të nisë edhe ajo tanket e saj Leopard 2 drejt vendit të përballur prej kohësh me agresionin e Rusisë.
SHBA do të dërgojë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë. Vendimi u bë i ditur nga zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilët thanë se ky hap është vazhdimësi e përpjekjeve të Uashingtonit për t’i ofruar Ukrainës mjetet që i nevojiten për t’u mbrojtur më mirë.
Kryeministri Edi Rama dha një përgjigje të prerë të gjithë atyre të cilët e akuzojnë se kreu qeverisë shqipatre është nën hetim në SHBA pas ngritjes të akuzave ndaj ish drejtorit të kundrazbulimit të FBI-s.
Njëmbëdhjetë persona kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që tre pacientë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Covid 3.
Pse ju hahet gjatë orëve të natës? A keni pyetur veten ndonjëherë pse keni uri për ushqim, të ëmbla dhe të kripura edhe pasi keni ngrënë një darkë të plotë?
Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i bëri sot të ditur “Zërit të Amerikës” se kallzimi i ardhur më 23 janar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, i është nënshtruar shortit për vazhdimin e procedurave të mëtejshme.
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive brenda vetëm disa ditësh, Presidenti Joe Biden po mbështet masat për kontrollin e armëve të prezantuara nga senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein.
I pyetur lidhur me propozimin e presidentit maqedonas Stevo Pendarovski drejtuar qeverisë së vendit të tij për të ndaluar hyrjen në vendin e tyre të një eurodeputeti bullgar dhe një numri të paspecifikuar të qytetarëve të tjerë bullgarë, presidenti bullgar Rumen Radev tha të martën se “Maqedonia e Veriut ende nuk e ka të hapur derën e negociatave për anëtarësim në BE.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ditën e sotme ku dy persona janë vrarë pas një sulmi me thikë në një nga trenat e vendit.
Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.
Ministria e Mbrojtjes së Finlandës ka lëshuar licencën e parë komerciale të eksportit të materialeve ushtarake për Turqinë, që nga viti 2019.
Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen po viziton Zambian, ndalesa e saj dytë në turneun e saj në tre vende të Afrikës, ku ajo siguroi presidentin e vendit dhe ministrin e Financave se ristrukturimi në kohë i borxhit është një përparësi kryesore e Shteteve të Bashkuara.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdottir po japin një konferencë shtypi në Berlin pasi Gjermania u zotua të dërgojë 14 nga tanket Leopard 2 në Ukrainë.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mbrëmjen e 25 janarit pritet të qëndrojë në Prishtinë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet në Bruksel.
Parlamenti i Sllovakisë ka amendamentuar Kushtetutën e shtetit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Lideri i partisë më të madhe opozitare greke Alexis Tsipras, ka paraqitur mocion mosbesimi ndaj qeverisë konservatore duke akuzuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për orkestrimin e përgjimeve masive ndaj zyrtarëve qeveritarë apo edhe kundërshtarëve të qeverisë.
Prokurorët në pesë rajone të Ukrainës janë shkarkuar nga detyra, pas një skandali korrupsioni të profilit të lartë, që solli dorëheqje dhe shkarkime të zyrtarëve në të gjithë vendin.
Lulet në shtëpi janë fiksimi i shumë prej nesh, por përveç gjërave pozitive, si pastrimi i ajrit, ato mund të shkaktojnë edhe probleme shëndetësore tek fëmijët.
Cristiano Ronaldo duket se po shërben si “magnet” për të tërhequr emra të tjerë të rëndësishëm drejt futbollit suadit.
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Klinë, Skënderaj, Istog, Mitrovicë e Podujevë konsiderohen të jenë në vlera milionëshe.
Karota dhe patatja po shiten me një çmim më të mirë këtë sezon nga fermerët në Divjakë.