Milani në krizë, brenda janarit i sfumohen tre objektiva

26/01/2023 09:26

Milani në krizë. Janari mund të quhet padyshim muaj i zi për skuadrën e Piolit.

Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje në vitin 2023, të parën ndaj Salernitanës dhe më pas njohin dy barazime e tre humbje të rënda.

Pikërisht këto rezultate, kanë bërë që kampionëve në fuqi të Italisë t’u sfumohen tre nga objektivat sezonalë. Gjithçka nisi nga minuta e 87’ e ndeshjes me Romën.

Deri atëherë Milani kryesonte 2-0 dhe po shkonte drejt fitores së sigurt. Megjithatë Ibanez-Abraham shënuan dy herë në portën e Tatarusaut dhe u hoqën dy pikë kuqezinjve.

Tri objektiva të sfumuar

Pas ndeshjes me Romën, erdhi sfida e Kupës së Italisë ndaj Torinos, ku pas 120 minutash lojë, kuqezinjtë u mposhtën 0-1 dhe “lanë duart” me trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.

Më pas erdhi një tjetër barazim zhgënjyes dhe sërish në kampionat, këtë herë përballë Lecces në transfertë. Milani e pa veten në disavantazh të dyfishtë dhe rikuperoi vetëm një pikë, por humbi sërish terren ndaj Napolit.

Top Channel