Tirana merr frymë lirisht! Bardheblutë marrin lajmin e mirë, në fushë sot Abazaj dhe Lushkja

26/01/2023 12:10

Rikthehet buzëqeshja në kampionin bardheblu disa orë përpara startimit të javës së 18-të të Abissnet Superiores.

Merkato e Tiranës është zhbllokuar dhe më në fund mes shumë largimesh, kampionët në fuqi do të kenë mundësi që mbrëmjen e sotme përballë Erzenit të kenë në dispozicion dy blerjet e reja, Regi Lushkja dhe Kristal Abazaj.

Ashtu siç deklaroi pak ditë më parë për Top Channel trajneri Ogres Shehi gjatë këtyre ditëve në përgatitjen e kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme në një moment delikat të merkatos, janë testuar dy lloj formacionesh dhe planesh për takimin, varianti A dhe B në varësi të federimit apo jo të këtyre dy përforcimeve që janë thelbësore për Orges Shehin në këtë pikë të sezonit ku ndodhen në krye të klasifikimit që kur i duhet të privohet nga largimi i sulmuesit kryesorë Redon Xhixha, apo mesfushorëve si Limaj dhe Kallaku. Këtyre largimeve i shtohen gjithashtu gjendja gripale e Gjumsit dhe Qefalisë, dy të rinj të perspektivës të cilët janë të pamundur.

Ndërkohë në 18-shen e ndeshjes së sotme do të jetë edhe kapiteni Marsel Ismailgec, për të cilin drejtuesit bardheblu kanë një ofertë në tavolinë prej 150.000 euroshe, megjithatë mungesa e tij në formacionin e parë lidhet më tepër me problemin e rikuperimit nga dëmtimi i fundit
Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës do të zhvillohet në qytetin e Durrësit në orën 19:00.

Top Channel