Presioni ndërkombëtar mbi Kosovën është shtuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një vizitë të befasishme të mërkurën emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajcak i shkoi në një takim që zgjati deri në mesnatë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Pas këtij takimi Lajçak tha se me ta u dakordua për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar në marrëveshjen për asociacionin.

Megjithatë, shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti u shpreh se kjo marrëveshje nuk ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Kurti ka shtuar se marrëveshja me Serbinë që synohet në kuadër të planit të BE-së duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Për marrëveshjen në kuadër të planit të BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania e SHBA-të ka folur edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price i cili ka shtuar se para kësaj duhet të fillojë së zbatuari marrëveshje për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

 

Top Channel