Dy vjet bllokim, Facebook rikthen Trumpin! Zhbllokohet llogaria e ish presidentit!

26/01/2023 09:03

Pas një bllokimi dy vjecar, Facebook-u ka mundësuar rikthimin e llogarive të ish presidentit amerikan, Donald Trump, në këtë rrjet social dhe në Instagram, pasi kompania e tyre amë, Meta, njoftoi fundin e pezullimit.

Brenda javëve në vijim, profilet e tij do të rikthehen pohoi thënë gjiganti i platformave sociale. Këtë lëvizje, kreu i Meta-s për çështjet e jashtme, Nick Clegg, e justifikoi me faktin se publiku “duhet të mund të dëgjojë çfarë thonë politikanët”.

Llogaritë e Trumpit në Facebook dhe Instagram u pezulluan për një periudhë kohe të pacaktuar pas mësymjes së Kongresit  amerikan më 2021. Clegg ka thënë se atëherë, kompania u detyrua të vepronte pas “lëvdatave” të Trumpit “për njerëzit e përfshirë në trazira”.

 “Pezullimi ka qenë vendim i jashtëzakonshëm dhe është marrë në kushte të jashtëzakonshme. Por verifikimet e tanishme tregojnë se llogaritë e Trumpit nuk përbëjnë më rrezik serioz për sigurinë publike”, tha Nick Clegg.

Vetë ish shefi i Shtëpisë së Bardhë ndërkohë, përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth Social, dolië përpara ndjekësve me pretendimin se Facebooku ka humbur “miliarda” dollarë, pasi ka bllokuar “presidentin tuaj të preferuar, mua”.

Lajmi se Trumpit i është kthyer qasja në llogari, është kritikuar nga demokratët dhe disa aktivistë, të cilët thanë se ai mund të shfrytëzojë sërish profilet e tij për të shpërndarë pretendime të rreme.

Edhe Twitter ia kishte bllokuar atij qasjen pas sulmit në Kapitol, por pak dy muaj më parë, shefi i ri i rrjetit social, Elon Musk, njoftoi heqjen e këtij ndëshkimi për ish presidentin, i cili nuk është kthyer megjithatë në Twitter, duke thënë se “nuk sheh arsye për ta hedhur këtë hap”.

Top Channel