Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK paraditen e sotme.

Mësohet se Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët, për çështjen e Gërdecit.

Një muaj më parë, u mor ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi në pyetje nga SPAK për të dëshmuar lidhur me çështjen e Gërdecit. Pas dëshmisë që zgjati rreth një orë, ish-ministri Bumçi tha se dha sqarime në SPAK për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në një pjesë të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.

Duke e cilësuar si të falsifikuar, Bumçi tha se u kërkoi prokurorëve të hetohej shkresa ku përmendej z.Berisha, kallëzim të cilin e ka bërë para shumë vitesh.

Top Channel