Në qarkun e Korçës ka patur reshje lokale shiu dhe dëborë kryesisht në zonat malore, në lartësitë mbi 1200 m, reshje të cilat vazhdojnë aktualisht dhe janë të shoqëruara me erë.

Kontraktorët kanë vazhduar punën duke kriposur e mirëmbajtur akset kryesore nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qënë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Nisur nga reshjet e vazhdueshme të shoqëruara me erë dhe uljen e temperaturave, për segmentin Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përsëri pajisja me goma dimërore për drejtuesit e automjeteve.

Strukturat e EC në bashki nuk raportojnë situata problematike. Rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme, nuk kemi zona të bllokuara dhe rrugë të pakalueshme.

Për furnizimin me energji elektrike ka problematika në bashkinë e Kolonjës, në zonën e Barmashit, në bashkinë Korçë dhe në njësinë  administrative Drenovë. Grupet e punës vazhdojnë punën në teren për riparimin e defekteve.

Top Channel