Situata gripale e rënduar ka bërë që qytetarët të rendin me shumë drejt vaksinës antigrip e duke harruar vaksinat buster ndaj covid edhe pse Organizata botërore e shëndetësisë ka paralajmëruar se nëse bie imuniteti ndaj Sars cov2 situata  mund të rikthehet .

“Ndoshta ngaqë ka më shumë grip vijnë dhe interesohen për vaksinën e gripit. Ata 65 e lart kanë bërë dhe dozën e buster. Nga testet që bëjmë do ditë kapen 1-2 raste me covid.”- tha doktori Bujar Mema.

Shefja e zyrës së OBSH në Tiranë  Geraldine Mceeeney është vaksinuar me dozën e katërt të vaksinës apo busterin e dytë përforcues pranë qendrës shëndetësore nr 9 dhe shpjegoi rëndësinë që ka vaksinimi për nënvariantetet e reja.

Shumë prej vaksinave kanë nevojë të përsëriten që të jenë efektive.Ka pasur shumë pyetje a na mbrojnë edhe ndaj nënvarianteve të reja.

Ajo ç’ka unë ju them njerëzve kur më bëjnë këtë pyetje është: Ju duhet ta shihni COVID siç shihni një familje, e cila është bërthama e origjinës së fëmijëve, nipërve, mbesave etj .Disa të gjatë e disa të shkurtër, disa të sëmurë e disa të shëndetësisë si një panorame e gjerë gjithpërfshirëse.

Kur unë shoh vaksinën, nuk mund të mos marr xhaketën e cila është origjina e grupit të anëtareve te familjes. Ok, ju mund të thoni kjo xhaketë nuk do t’i rrijë mirë nipave e mbesave , por më lejoni të jem e qartë: Nëse jashtë është ftohtë dhe vishni xhaketën , ajo do t’ju mbaj ngrohtë. Ndoshta nuk do t’ju rrijë perfekt por kjo vaksinë do t’ju japë mbrojtje me disa gradë”

Virusi pandemik, ndonëse ka dobëbusar agresivitetin kjo është falë imunitetit që krijuan qytetarët si me vaksina apo në mënyrë natyrale. Përsa kohë nuk është zhdukur një ditë duhet të vaksinohemi apleojnë mjekët sidomos grupet më të riskuara.

 

Top Channel