I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, u rikthye të mërkurën në Kosovë për të diskutuar hapat e radhës për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Darka e tij e punës me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kreun e ekzekutivit kosovar, Besnik Bislimi zgjati deri pas mesnatës. Nga sa la të kuptohet zyrtari i lartë europian, në përballjen me Kurtin janë pajtuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, e një nga këto marrëveshje, lidhet me formimin e  Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“U ktheva në Kosovë për diskutime të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi për hapat e mëtejshëm drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. Po ashtu, ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në Dialog, duhet të zbatohen plotësisht”, ka shkruar ai.

Deri më tani,  Kurti e ka refuzuar kategorikisht themelimin e një Asociacioni një etnik. Me heret, Lajcak por edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e përshëndeten publikisht qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, sa i përket propozimit evropian, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman, i cili deklaroi se do të duhet ta plotësojë këtë kërkesë të Perëndimit ose në të kundërt, Serbia do të përballet me pasoja të rënda politike dhe ekonomike.

Kjo gjë la përshtypjen se tani duhet të punohej më shumë edhe me përfaqësuesit e Kosovës. Vizita e së mërkurës erdhi disa ditë pasi Lajçak, së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët për politikë të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë dhe të Italisë, ndaluan për bisedime sin ë Prishtinë, ashtu edhe ne Beograd, duke dëshmuar kështu vendosmërinë e BE-se e SHBA-së për t`i dhënë më në fund zgjidhje ngërçit shumëvjeçare mes dy vendeve.

Top Channel