Protesta në kryeqytet, Rama anulon takimin me kancelarin austriak, Christian Stocker Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.
Edhe sot nisi grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë ishin me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar e me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
Ndërkohë, protesta e sotme nisi me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë.
Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.
Por pas pak momenteve qetësie, nisën tensionet dhe hedhja e gurëve në drejtim të policisë, e cila është po qëndron pranë Ministrisë së Arsimit.
Nga tensionet ka mbetur e lënduar një gazetare, e cila u largua nga zona e protestës me ambulancë. Polica më pas i ka larguar ata drejt qendrës, teksa disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariate.
Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat.
Orë pas ore:
Top Channel