Policia ndryshon strategji në protestë, kordoni vendoset më larg Ministrisë së Arsimit Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.
Edhe sot nisi grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë ishin me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar e me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
Ndërkohë, protesta e sotme nisi me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë.
Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.
Por pas pak momenteve qetësie, nisën tensionet dhe hedhja e gurëve në drejtim të policisë, e cila është po qëndron pranë Ministrisë së Arsimit.
Nga tensionet ka mbetur e lënduar një gazetare, e cila u largua nga zona e protestës me ambulancë.
Top Channel