FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium
Ka qenë dualizmi më i madh në futbollin italian. Sandro Mazzola apo Gianni Rivera, e bardha dhe e zeza(apo më mirë zikaltri apo kuqeziu) e kanë ndarë Italinë e futbollit në 2 pjesë për plot 15 vjet.
Kundërshtarë krenarë, por asnjëherë armiq. Përkundrazi, të dy së bashku themeluan Sindikatën e Futbollistëve, AIC në 1968. Dhe së bashku kanë luajtur shumë ndeshje në kombëtaren italianë, por pa atë rivalitetin e krijuar nga media dhe kritika, mund të kishin shkruar së bashku të tjera faqe epike në historinë e Të Kaltërve.
Role të ndryshme, por i njëjti personalitet dhe familjaritet me golin
Sandro Mazzola kishte lindur qendërsulmues; i shpejtë dhe shpërthyes siç e donte Helenio Herrera për të tërhequr rrezen e veprimit në momentin kur Magjistari la Interin. Gianni Rivera nuk e ndryshoi kurrë rolin e tij; ka qenë gjithnjë një nr.10, pjesëmarrës në lojë dhe shumë pranë sulmuesve. Mazzola ishte një vit më i madh, por debutoi në Serie A dy vjet më vonë, në atë sezonin 1960-61 që është sezoni i parë i Riverës me Milanin pas dy kampionateve te Alessandria. Debuton në Torino kundër Juventus në përsëritjen e një ndeshjeje të kampionatit të ndërprerë disa javë më përpara. Në shenjë proteste, Angelo Moratti dëroi në fushë skuadrën e De Martinos ku Mazzola ishte kapiten; për të erdhi goli i parë në Serie A me penallti, edhe pse ndodhi në humbjen 9-1
Karrierat e tyre janë të ngjashme për trofetë e fituar; 4-3 për Mazzola titujt në Serie A, 4-0 për Rivera triumfet nq Kupën e Italisë. Në arenën ndërkokombëtare kanë nga 2 Kupa Kampionesh secili, Mazzola fiton një Kupë Interkontinentale më shumë 2-1, por Rivera fitoi edhe një Kupë Kupash. Të dy e kanë fituar klasifikimin e golashënuesve me të njëjtin numër golash, 17 dhe gjithnjë e kanë ndarë me dikë; Mazzola në 1965 e ndau këtë trofe me Alberto Orlando, Rivera në 1973 me Paolino Pulici dhe Beppe Savoldi.
Ishte Topi i Artë ai që bën diferencën në karrierën e tyre, Rivera e fitoi në 1969 pas triumfit në Kupën e Kampioneve, një fitore që erdhi pas vendit të dytë në 1963 pas Yashin. Mazzola ‘i lënë në hije’ nga Suarez dhe Facchetti në kohët e Interit të Madh, vetëm njëherë arriti në podiumin e Topit të Artë në 1971 pas Johan Cruyff dhe përpara George Best.
Por dualizmi mes tyre mori formë te kombëtarja italiane dhe shpërtheu plotësisht duke arritur kulmin në Botërorin e Meksikës në 1970. Edhe te kombëtarja italiane shifrar janë thuajse të njëjta; për Mazzola(që debutoi në maj të 1963) janë 70 ndeshje dhe 22 gola, për Rivera, 60 ndeshje dhe 14 gola. Të dy fituan Evropianin e 1968 dhe u bënë nënkampionë botë dy vjet më vonë në Meksikë.
Ishte pikërisht Botërori i ndarjes me në qendër polemikat e trajnerit Ferruccio Valcareggi. Në 3 ndeshjet e fazës së grupeve, Mazzola ishte titullar dhe Rivera zbriti në fushë vetëm në ndeshjen te tretë ndaj Izraelit. Në çerekfinale kundër Meksikës zëvendësoi, gjithnjë në pjesën e dytë Mazzolan me rezultatin 1-1; këtu lindi stafeta. Erdhi kështu gjysmëfinalja historike me Gjermaninë, edhe këtu Rivera zëvendësoi Mazzolën me rezultatin 1-0 në favor të Të Kaltërve që në fund triumfuan 4-3 pas kohësh shtesë. Në finalen e 21 qershorit 1970, gjithnjë në Azteca ndaj Brazilit, Mazzola ishte sërish titullar dhe Rivera ende në stol. Pjesa e parë u mbyll 1-1 por në pjesën e dytë Valcareggi nuk bëri zëvendësimet. Më pas Brazoli shënoi me Gerson dhe Jairzinho duke marrë kryesimin në 3-1. Në minutën e 74 erdhi zëvendësimi nuk hyri Rivera por Juliani për Bertinin, stafeta Mazzola-Rivera u konkretizua në minutën e 84. Në 6 minutat e mbetura, Brazili shënoi sërish me Carlos Alberto për të fiksuar fitoren përfundimtare 4-1 dhe Valcareggi kur erdhi në Itali u prit me fershëllima dhe domate.
Mazzola-Rivera, sfidë mes dy nr.10 të mëdhenj.
E vërtetë…vetëm pjesërisht. Për karakteristikat e lojës dhe jo vetëm. Janë 3 Botërorë që bashkojnë dy kampionë të mëdhenj. Në 1966 në Angli, nr.10 ishte i Julianios që në rend alfabetik i dha numrin 14 Mazzolas dhe 19 Riveras. Në Meksikë, rendi nuk ishte kaq strikt, por numrin 10 e mori Bertini dhe Riverës dhe Mazzolës i takuan respektivisht 14 dhe 15. Në Gjermani në 1974, botërori i fundit për të dy, Rivera ishte ai që mori numrin 10 duke i lënë Mazzolës numrin 7. Dhe duke qëndruar te numrat. Kur Mazzola dhe Rivera kanë qenë të dy titullarë me përjashtim të ndeshjeve të Evropianëve dhe botërorëve, Mazzola nuk e ka veshur kurrë fanellën me nr.10; ai ka mbajtur 20 herë numrat 9, 11 herë nr.7 dhe 4 herë numrin 8 . Rivera në 35 ndeshjet që ka qenë titullar bashkë me Mazzolan ka veshur 28 herë fanelën me nr.10, 6 herë atë më nr.8 dhe 1 herë nr.7. Në dy ndeshje në tetor të 1972 në Luksemburg dhe Zvicër, Mazzola ka qenë kapiten i Riverës te Italia, nuk ka qenë kurrë e kundërta.
Top Channel