“Lojtarët e Superiores do e kenë shansin në të ardhmen”/ Maran: Pse mungojnë të rinjtë? Jemi pak të limituar, objektiv kemi vendin e parë

19/09/2026 11:18

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpjeguar zgjedhjet e tij për ndeshjet e Nations League.

Ai u shpreh se ka bërë ndryshime në listë në minutat e fundit, teksa lojtarë nga Superiorja do të kenë shansin në të ardhmen.

Gjithashtu ai u ndal edhe te lojtarët e rinj, duke thënë se në krahasim me kombëtaret e tjera, Shqipëria është pak e limituar në këtë pjesë.

“Mund të ishin dhe lojtarë të tjerë të grumbulluar, por duke pasur parasysh që në disa pozicione kishim mungesa, kemi bërë ndryshime në minutat e fundit. Kam zgjedhur t’i besoj këtij blloku. Kampionati shqiptar ka lojtarë të veçantë dhe shpresoj t’i grumbullojë në ndeshjet e tjera.

Shumë shpejt do të shohim dhe lojtarë të rinj të grumbullohen. Objektivi ka qenë të dalim të parët në Nations League. Kemi sjellë lojtarë të rinj si Sina, por në këtë rast ka rëndësi rezultati. Mund të kem grumbulluar disa lojtarë ekstra. Mund të jemi pak të limituar krahasim me kombëtaret e tjera që kanë shumë opsione.

Interesin që kemi për të rinjtë, ata e dinë shumë mirë. Por duhet të jenë edhe kushtet ideale që ata të grumbullohen”, tha Maran.

Top Channel