Raphinha jashtë listës së “Topit të Artë” pas sezonit me 33 gola e 21 asistime: E padrejtë për mua dhe Pedrin
Është koha për të festuar 100 vjetorin, ndeshjen përuruese, sigurisht një derbi mes Interit e Milanit. Ishte 19 shtatori i vitit 1926 dhe stadiumi i San Siros ‘Giuseppe Meazza’ nis të hyjë në albumin e kujtimeve.
Por nuk do të mjaftojë një enciklopedi e tërë për të ruajtur kujtimet e të gjithë eventeve që ka pritur dhe për të cilat është bërë dëshmitar stadiumi mitik milanez, duke ndryshuar aspekt dhe dimensione për t’iu përshtatur kërkesavem, por duke mbetur gjithnjë në mendjen dhe zemrën e atyre që kanë luajtur aty apo ka performuar dhe të miliona personave që e kanë mbajtur gjallë javë pas jave, vit pas viti.
Dëshmia e një shekulli sport dhe spektakël u ndërtua në më pak se një vit, me vullnetin e presidentit të asaj kohe të Milanit, Piero Pirelli që donte një skenë unike për skuadrën kuqezi. Hapi i parë u bë në 1 gusht të 1925; me 4 tribuna, një pjesë të mbuluar, San Siro ‘i parë’ kishte një kapacitet rreth 35 mijë vende dhe priti ndeshjen e parë zyrtare, Milan-Sampierdarena, në 3 tetor të 1926 edhe pse përurimi ishte bërë muajin paraardhës me miqësoren mes kuqezinjtve dhe Interi, deri i parë i Madonninës nga të sfidat e shumta që kanë bërë historinë në futbollin italian.
Në më pak se 10 vjet, pasi kishte pritur disa ndeshje të Botërorit 1934, stadiumi u ble nga Bashkia Milano që vendosi të zgjerojë strukturën me realizimin e 4 zonave mes tribunave. kështu kapaciteti u rrit në 55 mijë vende, që rezultoi më i dobishëm në periudhën e pasluftës kur në sezonin 1947/48 në këtë impiant nisi të luajë edhe Interi. Kur kishin kaluar 20 vjet nga përurimi i tij, stadiumi kishte përjetuar spektakrlin e dhjetëra kampionëve, me në krye Giuseppe Meazza, emri i të cilit iu vendos stadiumit në 1979. Por lista e yjeve që kanë hyrë në këtë impiant mitik është thuajse e pafund duke u pasuruar në mënyrë të veçantë në vitet 60, kur skuadrat milaneze hynë në elitën e futbollit botëror duke i dhënë San Siros titullin ‘La Scala e futbollit’ ku kanë luajtur lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Po kështu me të njëjtat hapa, ky impiant filloi të mirëpresë edhe eventë të tjerë të mëdha. Në shtator të 1960, mbi 53 mijë persona mbushën tribunat për të parë ndeshjen e vlefshme për titullin botëror në ëelter junior mes Duilio Loi e Carlos Ortiz, edhe pse fluksi i madh i njerëzve në San Siro për evente jofutbollistike nisi në vitet ’80 me megakoncertet e artistëve italianë dhe të huaj, mjafton të përmendim emra të tillë si Bob Marley dhe Edoardo Bennato në verën e 1980.
San Siro u rrit akoma më shumë falë Botërorit 1990, në kuadër të të cilit, u realizua edhe unaza e tretë e mbajtur në 11 kulla cilindrike dhe një mbulesë për të gjitha vendet e ulura numri i të cilëve shkoi në 85 700. Linja moderne, ngjyrat dhe kapaciteti e bënë impiantin akoma më ikonik edhe pse nuk kanë munguar problemet si ato me tapetin e fushës me bar të krijuara nga përdorimi intensiv dhe mikroklima jo e favorshme.
Rekordi i kapacitetit rezistoi deri në 2008 kur rikualifikimi i impiantit për ta përshtatur me strukturat standard të UEFA e reduktoi numrin e vendeve në 80 mijë. Por një vit më vonë ky numër u rrit për ndeshjen e rugby mes Italisë dhe skuadrës mitike All Black. Që nga ai moment, janë bërë disa ndërhyrje të tjera më të vogla për të plotësuar kërkesat dhe për të zgjidhur çështjet kritike në një ndjekje që duket se ka marrë fund.
Lojërat Olimpike Dimërore 2026 me ceremoninë e hapjes në 6 shkurt, ka ulur idealisht siparin edhe pse San Siro do të mbetet operativ deri në vitin 2032, vit kur është parashikuar të përurohet impianti i ri që do të ndërtohet aty përkrah. Gjithsesi Meazza do të shembet vetëm pjësërisht për t’u vënë sërish në funksionim duke pritur aktivitete të tjera.
Top Channel