Lista me 30 kandidatët për çmimin “Topi i Artë” është publikuar, por nuk kanë munguar surprizat dhe mungesat e bujshme. Një prej tyre është ajo e sulmuesit të Barcelonës, Raphinha.

Braziliani, i cili një vit më parë u rendit në vendin e pestë në garën për “Topin e Artë”, këtë herë nuk është përfshirë në listën përfundimtare të 30 kandidatëve

Mungesa e tij ka shkaktuar habi në botën e futbollit, ndërsa vetë Raphinha ka reaguar publikisht për vendimin.

Nga skuadra aktuale e Barcelonës, në listën e 30 kandidatëve janë përfshirë vetëm Lamine Yamal dhe Rodri. Raphinha ka deklaruar se e konsideron të padrejtë jo vetëm përjashtimin e tij, por edhe atë të Pedrit.

“Unë mendoj se është e padrejtë. Jo vetëm për mua, por edhe për Pedrin. Mendoj se edhe ai e meritonte të ishte në listë”, u shpreh Raphinha.

Sezonin e kaluar, braziliani ishte një prej lojtarëve kryesorë të Barcelonës, duke ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick të fitonte kampionatin spanjoll.

Raphinha mbylli sezonin me një statistikë mbresëlënëse, duke shënuar 33 gola dhe dhënë 21 asistime, duke qenë një prej liderëve të skuadrës katalanase.

Pavarësisht paraqitjeve të tij, emri i brazilianit mungon në listën përfundimtare të kandidatëve për “Topin e Artë”, një vendim që ka ngjallur diskutime të shumta.

Top Channel