Mazzola-Rivera dhe stafeta historike e Meksikë ’70, gjithnjë rivalë, asnjëherë armiq
Mesnatën mes së premtes dhe të shtunës, futbolli italian dhe jo vetëm mësoi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në moshën 83 vjeçare të Sandro Mazzolës.
Klubi zikaltër me në krye presidentin Giuseppe Marotta dha një mesazh emocionues ngushëllimi për këtë humbje të madhe të futbollit.
‘Dëshira për të kujtuar ndërthuret me një ndjenjë ndrojtjeje; sa e vështirë është që të gjenden fjalët e duhura për të përshëndetur atë që ka shkruar historinë në mënyrë të pashlyeshme dhe të paprecedentë-nis mesazhi i gjatë i Interit për Sandro Mazzolan, një prej miteve të Interit të Madh, i publikuar në faqen e tij të internetit. Një kujtim që përshkon të gjitha hapat e karrierës së simbolit zikaltër, sepse Sandro Mazzola ishte historia e Interit; u bë pjesë e tij kur ishte fëmijë për të mos dalë më. Gjithçka nis nga pesha e rëndë e kujtimit të babait të tij Valentino që humbi jetën në tragjedinë e Superga. Që fëmijë kur ishte vetëm 8 vjeç, Sando Mazzola veshi fanelën e Interit.
‘Një ndjenjë dedikimi dhe një mirënjohje totale ndaj Interit-thekson klubi zikaltër-e shfaqur përmes manovrave pafund, golave, të mrekullive. Katër tituj në Serie A, dy Kupa Kampionesh, 2 Kupa Interkontinentale, titulli i golashënuesit më të mirë të Serie A(17 gola në 1965) dhe në Kupën e Kampioneve(7 gola në 1964), i dyti në renditjen për Topin e Artë të 1971 pas Johan Cruyff. Interi i madh i Angelo Morattit, i Helenio Herreras, i Sarti,t Burgnich, Facchettit. Mazzola ishte aty mes mesit të fushës dhe sulmit, për të dizenjuar trajektore e shënuar gola. Netë Evropiane, pasdite në Meazza. Gola me peshë dhe të paharrueshëm…’
Interi e vijon mesazhin e tij të ndjerë për të madhin Sandro Mazzola edhe në rrjetet sociale
‘Ka nga ata që hyjnë në histori. Dhe ka nga ata që bëhen historia e vetë Interit. Nga një djalosh zikaltër, në simbol të përjetshëm, Sandro Mazzola ka përshkuar breza duke fituar, emocionuar dhe duke përcjellë dashurinë për këto ngjyra. Shkëlqente në fushë, shkëlqen edhe tani ylli me mustaqë që siç ka treguar shpesh kishte vetëm një dëshirë të vetme dhe të fundit; të kujtohej si një njeri i mirë, që luan gjithnjë edhe kur duket e pamundur’-shkruhet në postimin e Interit në rrjetin social X
Top Channel