Bayerni i Mynihut mbrëmjen e së premtes shpartalloi Union Berlin duke e mundur me rezultatin 7-0 ku protagonistë absolutë u bënë Michael Olise me një dygolësh dhe Harry Kane me 3 gola.

E megjithatë Union Berlin ‘fajëson’ për këtë Lamine Yamal. Klubi gjerman në fakt përmes një postimi me tone shakaja iu referua një deklarate të 19 vjeçarit spanjoll në lidhje me Topin e Artë duke ‘i tërhequr veshin’.

‘Nuk mund të rrinte pa folur çapkëni 19 vjeçar i Barcelonës? Kane dhe Olise po shkëlqejnë dhe po tregojnë se janë kandidatë për Topin e Artë’-lexohet në postimin e Union Berlin që pas disfatës së rëndë zgjodhi të ndjekë filozofinë ‘qesh për të mos qarë’.

‘Këtë vit, Topin e Artë e meritoj unë për çfarë kam fituar-ishin fjalët e Yamal në një intervistë me Jorge Valdano dhe klubi gjerman mendoi se këto fjalë sollën edhe shpërthimin e Harry Kane dhe Olise.

Në ditët e fundit në fakt ka nisur një fushatë intensive për Topin e Artë ku si kurrë më parë nuk ka një favorit absolut dhe rivaliteti është më i madh. Kandidatë për të fituar trofeun më të lakmuar përveç Lamine Yamal, Olise dhe Kane, duket se janë edhe Mbappe, Kvaratskhelia, Rodri dhe Messi.

Secili prej këtyre yjeve të futbollit ka argumenta me peshë për të mbështetur kandidaturën e tyre. Rekorde, tituj, paraqitje dhe aftësinë për të dominuar futbollin botëror bë mënyrën e tyre janë faktorë që do të mbahen në konsideratë për të përcaktuar fituesin e Topit të Artë të këtij viti.

Top Channel