Jorge Martin është piloti më i shpejtë në kualifikueset e ndalesës së radhës së Botërorit të MotoGP në pistën e Spielberg të Austrisë.

Piloti spanjoll fitoi pole positionin e kësaj gare duke fituar duelin me rivalin e tij Marc Marquez që u rendit në vendin e dytë me vetëm 15 të mijtat më shumë se bashkëkombasi i tij.

Vijën e parë të startit e plotëson një tjetër pilot iberik, Pedro Acosta me KTM që shënoi kohën e tretë më të mirë me vetëm 71 të mijtat më shumë se Martin. Vija e dytë e startit nis me Marco Bezzecchi që u rendit në ventin e katërt me 249 të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës te Aprilia. Menjëherë pas tij pozicionohet me Ai Ogura në të pestin dhe Alex Marquez në të gjashtin me këtë të fundit që në çastet e fundit u rrëzua, por pa pasoja fizike.

Klasfikimi në këto kualifikuese vijon me Francesco Bagnaia që shënoi kohën e 7 më të mirë, Fabio Di Giannantonio dhe Quartararo që pozicionuar respektivisht në vendin e 8 dhe të 9, duke lënë pas Zarco, Brad Binder dhe Fermin Aldeguer.

Top Channel