Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit! “Mbretëresha” e pistës surprizon të gjithë, shkëlqen me kostumin e veçantë dhe rrëmben trofeun luksoz

19/09/2026 11:46

Keely Hodgkinson e mbylli sezonin atletik me një paraqitje spektakolare, duke fituar garën e 800 metrave për femra në eventin Athlos, të zhvilluar në stadiumin StoneX të Saracens në Londër.

Kampionia olimpike britanike, 24 vjeç, triumfoi me kohën 1:56.40, rekord i takimit. Në vendin e dytë u rendit zvicerania Valentina Rosamilia, me 1:58.75, plot 2.35 sekonda pas Hodgkinson.

Por vëmendjen e mori edhe veshja e saj e re: një kostum i zi aerodinamik (“catsuit”), i krijuar në bashkëpunim me sponsorin Nike. Kostumi, i hapur në pjesën e pasme dhe që mbulonte edhe kokën, u shfaq për herë të parë në këtë event të zhvilluar gjatë Javës së Modës në Londër.

“E di që është shumë i veçantë. Kam punuar për një kohë të gjatë me Nike për këtë. Ishte vendi i duhur për ta prezantuar”, tha ajo pas garës.

Hodgkinson gjithashtu theksoi atmosferën e eventit vetëm për femra dhe mundësinë që sportistet e reja të frymëzohen prej tij.

Kostumi i saj të kujtonte veshjen ikonike të australianes Cathy Freeman, e cila garoi me një kostum të ngjashëm në 400 metra në Lojërat Olimpike të Sidneit 2000, ku fitoi medaljen e artë.

Fituesja e garës në Athlos mori 48,500 paundë si çmim, së bashku me një kurorë të dizajnuar nga Tiffany & Co.

Fitorja ishte një fund pozitiv për Hodgkinson pas një sezoni të vështirë, të ndikuar nga një dëmtim i pazakontë i muskulit të pasmë të kofshës dhe një rrëzim në një kantier ndërtimi.

Në garën e 1500 metrave, britanikja Georgia Hunter Bell përfundoi e dyta me kohën 4:19.54, vetëm 0.11 sekonda pas polakes Klaudia Kazimierska, e cila fitoi garën me 4:19.43.

Top Channel