“Të shfrytëzojmë karakteristikat tona”/ Sfidat e Nations League, Maran: Ja pse grumbullova Hysajn dhe Balliun për krahun e djathtë të mbrojtjes

19/09/2026 11:33

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për sfidat e radhës në Nations League, teksa trajneri Rolando Maran ka folur për zgjedhjet e tij në listën e grumbullimit dhe objektivat e kuqezinjve.

Në fokus ka qenë edhe krahu i djathtë i mbrojtjes, ku Maran ka shpjeguar vendimin për të grumbulluar Elseid Hysajn dhe Ivan Balliun, duke theksuar se zgjedhjet janë bërë duke marrë parasysh karakteristikat e lojtarëve dhe mënyrën e lojës së ekipit.

Trajneri italian beson se Shqipëria ka mundësi të luftojë për vendin e parë në grup, nëse arrin të shfrytëzojë maksimalisht pikat e saj të forta.

“Të jemi të ndërgjegjshëm se cila është forca jonë dhe cilat janë karakteristikat që duhet të shfrytëzojmë. Për të pasur besim dhe vlerësim duhen rezultate shumë të mirë. Por jam i bindur që duke i pasur këto, do të arrijmë të bëjmë mirë.

Këta janë të duhurit aktualisht. Kemi dhe lojtarë të tjerë që mund të bëjnë edhe mbrojtësin e djathtë, Sina për shembull. Duke pasur parasysh edhe modulin se si ne luajmë, mendoj se mund të funksionojë.

Me lojtarët që kemi mund ta arrijmë vendin e parë në grup”, tha Maran.

 

Top Channel