“Kerjota ka spikatur, mund të na ndihmojë”, Maran flet për listën e Kombëtares: Ja pse nuk i ftova Brojën dhe Bajramin, dera mbetet e hapur

19/09/2026 11:11

Para pak minutash, trajneri i Kombëtares Rolando Maran, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për 4 deshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Ai ka sqaruar mungesën e Bajramit dhe Brojës, teksa ka folur edhe për emrat e rinj, Kerjota dhe Sina.

“Kushtet në bërjen e listës mund të ndikojnë, unë jam fokusuar nga monitorimi që kam bërë dhe ajo çfarë lojtarët kanë dhënë në javët e fundit. Berisha është një lojtar me cilësi të mira si portier dhe duke u ndikuar nga dëmtimi i Strakoshës kam bërë zgjedhjet e mira.

Për Brojën dhe Bajramin kam parë zhvillimet e tyre të fundit, por kjo nuk do të thotë se dera e Kombëtares është e mbyllur. Sa i përket Kerjotës, e kemi vëzhguar që në sezonin e shkuar ka qenë protagonist. Për pak sa nuk u shpall kampion dhe është një lojtar që mund të na ndihmojë, është e vështirë t’i ndjekësh lojtarët në secilin vend ku luajnë, prandaj i kam sjellë këtu.

Sina është evidentuar kohët e fundit, është i vlefshëm për ne, kemi pasur disa mungesa në kohët e fundit, ndaj është me ne, në të ardhmen do të shohim nëse do të vazhdojë me ne apo me Kombëtaren U-21”, tha Maran mes të tjerash.

Top Channel