Albumi i kujtimeve i Marco Branca: Për Cecchi Gori isha i bukur si aktor. Kur mora Sneijder u zura me Mourinhon sepse…

13/09/2026 11:42

Fillimisht ishte një sulmues me talent dhe më pas u bë njeriu i merkatos të Interit të Tripletës. Marco Branca hap albumin e kujtimeve në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ flet për gjithçka që ka ndodhur në karrierën e tij.

Udinese, në tre episode të ndryshme

‘Në skuadër me Ciccio Graziani e Bertoni, sa këshilla; isha i zoti teknikisht, e dinin që ishin fjalë të shpenzuara mire. Shënova një gol Juventusit të Pasquale Bruno, por nuk kujoj faulleë ndëshkues’.

Pse nuk funksionoi trekëndëshi Branca-Mancini-Vialli te Sampdoria?

‘Mancini më donte në fushë, por ishte e vështirë të mbaje tre sulmues të tillë. Por në vitin e titullit e dhashë kontributin tim; m’u kërkua të shënoja 5 gola dhe thuajse të gjithë ishin vendimtarë’.

Te Fiorentina qëndrove vetëm një sezon, me një fillim të komplikuar

‘E vërtetë; shkova dhe Radice më tha: ‘Ti mbaj thesin e topave të sulmuesve’. Por është gjithashtu e vërtetë se nuk iu përgjigja: ‘Sigurisht, trajner’. Me Dungën kuptoheshum menjëherë, Batistuta ishte në vitin e tij të parë dhe më shihte si konkurrent, por ishim të ndryshëm, unë isha një sulmues që mund të luaja edhe në pozicione të tjera. Një herë, në Cagliari, ishim me 10 lojtarë dhe Ulivieri më bëri edhe libero. Vittorio Cecchi Gori më thoshte: ‘je i bukur si një aktor, do të të prezantoj ndonjë nga aktoret e mia’. Sa aktore m’u prezantuan? Asnjë’.

Kohë pak e trazuar edhe në Parma, e vërtetë?

‘Luanim shpesh unë dhe Zola, ishim në garë për titullin. Sacchi, trajneri i Italisë në atë kohë, u njoftua se do të ishte në Tardini, por një natë më parë, Scala më trokiti në derën e dhomës dhe më tha: ‘Nesër luan Asprilia, çështje teknike’. Nuk u tregova i sjellshëm me të dhe që nga ai moment nuk luajta thuajse kurrë’.

Te Roma një eksperiencë e shkurtër

‘Por argëtuese. Totti ishte 19 vjeç dhe fliste ashtu siç flet edhe sot, vdisnim nga të qeshurat. Mazzone ishte i sinqertë: ‘Me mua, Balbon e Fonseca luajnë edhe çalamanër. Por do të të ndihmoj për të bindur Sensin që të të shesë’.

Më në fund te Interi

‘Thuajse hodha në erë gjithçka. Isha në Linate, në radhë me biletën për në Fiumicion dhe më morën në telefon: ‘Kthehu’. Shkova me taksi me një shpejtësi të çmendur, nënshkrova vetëm pak minuta para mbylljes së afatit; mbylla sytë. 

Mazzola tha: ‘kemi marrë Cantona italian’

‘Eh, ai kishte një personalitet më imponues, por unë në ndonjë lëvizje e sillja në mend. Isha në maksimumin e formës dhe e kisha treguar në Olimpiket e Atlantës; 4 golat e Italisë ishin të gjithë të mitë. Kur shënova në derbi, isha kaq i sigurt në vetvete sa e ndjeva se në atë aksion do të kishte një devijim të topit; isha në pozicion për të gjuajtur në drejtim të portës’.

Dhe kur ndodhi që ti si shef i vëzhguesve të merrje propozimin e Morattit për t’u bërë Drejtor Teknik?

‘Isha 38 vjeç, pak i trembur, por sidomos i lumtur. Si futbollist mendoja gjithnjë: ‘shoh gjëra që nuk shkojnë sepse nuk ka një drejtues me të cilin duhet të përballem’.

Përplasje të forta ke pasur sidomos me Vierin.

‘Ishte ai që e kërkoi; nëse më tërheqin në diçka, nuk kthehem pas’

Cili ishte titulli më i bukur në 15 të tillë të fituar me Interin?

‘Është e lehtë të thuash Liga e Kampioneve, por kam dashur shumë titujt e Serie A; për një drejtues është kurorëzimi i një pune të përditshme e përbërë nga një problem që duhet zgjidhur në çdo 5-6. minuta, me 5 stërvitje që nuk janë parë në fushë në 10 vjet’.

Tratativa më e komplikuar?

‘Ndoshta ajo për Sneijder; u mbyll falë një strategjie të vendosur me Ernesto Bronzetti që nuk mund ta tregoj dhe një sherri me Mourinhon. Ai më thoshte se ëesley nuk do të vinte kurrë. ‘Duhet të më sjellësh një mes Pandev, Julio Baptista dhe Van der Vaart’, duke qenë se Deco kushtonte shumë. Por unë doja Sneijder; ishte perfekt. Isha në telefon deri në orën 04:00 të mëngjesit me agjentin e tij për ta bindur, kur Mourinho më pa dhe më tha: ‘Të lumtë, por nuk ia dolëm ta stërvisim para derbit’. E dërgova në djall…’

Është e vertetë që ishte Maicon që këshilloi të mos merrje Francesco Guidolin?

‘Po, thoshte që nuk ishte një profesionist. Por për të mbajtur atë dhe duke qenë se nuk kishim më vende për ekstrakomunitarët, hoqëm dorë nga Tevez; donim të vendosnum Zanettin në mesin e fushës dhe Maicon në të djathtë edhe pse te Monaco nuk kishte luajtur kurrë në atë rol’.

Dhe mungesa e shkëmbimit Guarin-Vucinic?

‘Isha drejt largimit dhe mbërrita kur çdo gjë ishte kryer; kujtoj një shtrëngim duarsh mes Fassone dhe Marotta, por kaosi që pasoi ishte i ekzagjeruar’.

A do të ribëje zgjedhjen për të mos shitur pas Tripletës, të paktën një prej Maicon, Milito e Sneijder?

‘Të flasësh 15 vjet më vonë nuk ka asnjë vlerë. Nëse bën ndryshime më parë, a mund të zgjasësh  karrierën më shumë? Mund të qëndrojë, por në atë kohë prevaloi dëshira e Morattit për të mbajtur futbollistët dhe nuk ishte dicka e pakët’.

Në një intervistë të hershme ke thënë: Do të doja të vija një mikrochip përgjues në sallën ovale të Shtëpisë së Bardhe. Edhe tani e do këtë?

‘Tani nuk do të shërbente, dimë me pikë e me presje se çfarë thuhet, propozohet, bëhet. Ose nëse preferon; sot nuk e di nëse do të mjaftonte një mikrochip’

Top Channel