Kylian Mbappe sërish mes polemikave, i dëmtuar, por i shoqëruar nga e dashura në një festë në Paris
Pas 4 vitesh ‘emigrim’ në Arabinë Saudite, Superkupa Italiane kthehet në atdhe dhe tani është zyrtarizuar gjithçka.
Sfida mes Interit dhe Lazios që do të jetë sfidë unike, do të luhet në mbrëmjen e 22 dhjetorit në orën 21:00. Kjo do të thotë se ky kompeticion i është kthyer formatit të vjetër teksa është hequr dorë nga ai me 4 skuadra.
Skuadra e fundit që fitoi Superkupën Italiane ishte Napoli që mundi në finale Bolognan, ndërsa Milani dhe Interi u ndalën në gjysmëfinale. Por këtë vit gjithçka do të jetë ndryshe. Nëse ndeshja mes Lazios dhe Interit do të mbyllet në barazim, ajo do të shkojë në kohë shtesë dhe ndoshta edhe te gjuajtjet e penalltive.
Në të njëjtën kohë konfirmohet se edhe futbollistët dhe trajnerët e skualifikuar do të mund të marrin pjesë në finale, ndërsa kush ndëshkohet me karton të kuq (apo me të verdhin e dytë) do ta shlyejë skualifikimin në ndeshjet e kampionatit.
Top Channel