Kosova, Foda i përgjigjet Rangnick për gjendjen e fushës: Është e njëjtë për të dyja skuadrat
‘Nuk mendoj mendoj kurrë afatin, sepse duke nisur me hapa të vegjël mund të arrish objektivat që të lejojnë të ëndërrosh gjëra më të mëdha’-mund ta quani mentaliteti Chivu. Me një qasje të tillë, trajneri rumun ia doli të fitojë titullin e Serie A në sezonin e tij të parë në pankinën e Interit dhe po me këtë qasje ai kërkon të bëjë një rrugëtim më të gjatë në Champions League.
Sepse zikaltërve vëtëm kjo iu mungon për të kurorëzuar rrugëtimin fitues në vitet e fundit. Dhe trajneri nuk e mohon: ‘Të fitosh Ligën e Kampioneve është diçka shumë e bukur. Është ëndrra e të gjithëve’.
Ëndrra Champions—‘Nuk ka asnjë recetë që të jep sigurinë se mund ta fitosh-thekson Chivu në një intervistë për platformën FutNet-nuk ka para dhe as ide që të lejojnë që ta blesh një. Është një total i shumë gjërave’
Por trajneri vë në dukje momentin kyç.
‘Gjatë sezonit vjen në një pikë, psh muajin mars, dhe e kupton se ku je. Sepse të thuash sot se kush është favorite, është mëse e lehtë-vijoi trajneri zikaltër-por nuk është e lehtë të thuash se kush do të shkojë deri në fund dhe kush do ia dalë’.
Për Chivun nuk është vetëm një çështje e një sezoni të vetëm, por për diçka më afatgjatë.
‘Dua të krijoj dhe të lë diçka të rëndësishme në faqet e historisë së këtij klubi të mrekullueshëm. Po punoj për këtë-tha Chivu, që e ka fituar një Ligë Kampionesh, atë të 2009/10 në vitin e Tripletës por që nuk arriti dot ta festojë.
‘Kisha një avion për të marrë dhe duhej të kthehesha në kombëtare një ditë më pas, edhe pse trajneri më kishte dhënë disa ditë pushimi-tregon Chivu-por unë thashë: ‘jo, jam kapiteni i ekipit, duhet të nisem si të gjithë të tjerët’. Tani ai ëndërron fitoren e trofeut me veshë të mëdhenj në një tjetër rol.
Rrugëtimi me Pio Espositoi-Historia e Chivut gërshetohet me atë të Pio Esposito, sulmuesin e tij që në kohën e skuadrës Under 14. Ishte Chivu që i dha mundësinë të debutojë te ekipi Primavera e më pas i dha edhe shiritin e kapitenit. Dhe ishte ai që besoi te ai te skuadra e parë.
‘I shfrytëzoi ato që ishin dhuratat e mia dhe ato që ishin meritat e tij. Ai pati kurajon, sepse asnjë nuk e tregon, që të heqë dorë nga skuadra Primavera-thotë Chivu-mund të zgjidhte rrugën më komode dhe mund të shkonte për një vit në një vend tjetër, kur duhej të punonte’
Verën e kaluar Chivu dhe Pio Esposito u ritakuan te skuadra e parë dhe mungesa e trajnerit nuk mungoi; 10 gola në 2025/26, aktualisht 2 në sezonin e ri.
‘Tani është më i pjekur, më i matur, me të njëjtën uri dhe dëshirë për t’u përmirësuar-shpjegon trajneri rumun
Te rinjtë dhe talenti—Duke u mbështetur te eksperienca me ekipet e të rinjve, trajneri rumun foli edhe për temën delikate të zhdukjes së talentit.
‘Nuk e shoh këtë situatë kaq shumë dramatike-vijoi Chivu-për mendimin tim është çështje ciklesh. Është e lehtë t’ua vësh fajin trajnerëve të sektorit të të rinjve për mungesën e të rinjve. Nuk është kështu, këto janë justifikime, duhet gjetur mënyra dhe zgjidhje në të vepruar, në të kuptuar ku kemi gabuar ne, sepse faji është yni dhe jo i atyre që vijnë nga më poshtë’.
Top Channel