Hidhet sot shorti i fazës së ligës së Europa League për sezonin 2026/27. Gjithsej janë 36 skuadra që presin të mësojnë kundërshtarët e tyre në këtë fazë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klube.

Skuadrat janë ndarë në katër vazo, me nga nëntë ekipe secila. Në vazon e parë bëjnë pjesë disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit europian, si Bayer Leverkusen, Benfica, Juventus, Milan, Lyon, AZ Alkmaar, Olympiacos, Real Sociedad dhe Marseille.

Në vazon e dytë ndodhen Ferencváros, Viktoria Plzeň, Union SG, Dinamo Zagreb, Salzburg, Celtic, Sparta Praha, Rennes dhe Anderlecht.

Vazoja e tretë përfshin Sturm Graz, Lech Poznań, Crystal Palace, Bournemouth, Sunderland, Celje, Jagiellonia, Omonia dhe Celta Vigo.

Ndërkohë, në vazon e katërt janë Hoffenheim, Beşiktaş, Torreense, Hapoel Be’er Sheva, N.E.C., OFI Crete, Lillestrøm, Levski Sofia dhe Ararat-Armenia.

Shorti do të përcaktojë rrugëtimin e secilës skuadër në fazën e ligës, e cila do të zhvillohet në tetë javë. Ndryshe nga formatet e mëparshme, skuadrat do të luajnë tetë ndeshje në këtë fazë, me katër takime në shtëpi dhe katër jashtë fushe.

Datat e ndeshjeve

Ndeshjet e para të fazës së ligës do të zhvillohen më 16 dhe 17 shtator 2026, ndërsa java e dytë është programuar për 15 tetor.

Java e tretë do të luhet më 22 tetor, e ndjekur nga java e katërt më 5 nëntor. Më 26 nëntor do të zhvillohet java e pestë, ndërsa ndeshjet e javës së gjashtë janë planifikuar për 10 dhjetor.

Faza e ligës do të rikthehet në janar, me javën e shtatë që do të zhvillohet më 21 janar 2027. Ndeshjet e javës së tetë dhe të fundit do të luhen më 28 janar 2027.

Tashmë vëmendja është te shorti i orës 13:00, ku 36 skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e tyre dhe do të hedhin hapin e parë në rrugëtimin drejt fazave me eliminim direkt të Europa League.

SHORTI DREJTPËRDREJT:

13:27 Caktohen kundërshtarët e vazove të tjera.

13:21 Skuadrat e vazos së parë njihen me kundërshtarët.

13:00 Nis shorti.

Top Channel