Për njohjen dhe bashkëpunimin me futbollin në Shqipëri, trajneri kombëtares Maran, zhvillon takime me klube të Abissnet Superiore
Cristian Shpendi është shumë pranë një transferimi të rëndësishëm në Itali, teksa Cremonese ka arritur marrëveshjen me Cesena-n për transferimin e sulmuesit shqiptar.
Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Shpendit, me marrëveshjen që raportohet të jetë rreth 4 milionë euro.
Cremonese po ndërton një skuadër ambicioze, me objektivin e qartë për të rikthyer ekipin në Serie A, dhe për repartin ofensiv ka zgjedhur pikërisht sulmuesin shqiptar.
Transferimi merr një tjetër kuptim për shkak të largimit të Jamie Vardy-t. Sulmuesi anglez ishte pjesë e Cremonese-s sezonin e kaluar, por tashmë klubi italian është në kërkim të një zëvendësuesi për eksperiencën dhe golat e lënë pas nga ish-ylli i Leicester City-t.
Dhe zgjedhja e Cremonese-s ka rënë mbi Cristian Shpendin.
Sulmuesi shqiptar shihet si një investim për të ardhmen, por edhe si një lojtar që mund të japë menjëherë kontribut në objektivin e klubit për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian.
Shpendi ka spikatur me paraqitjet e tij te Cesena, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por Cremonese duket se ka bërë lëvizjen vendimtare për ta siguruar shërbimin e tij.
Top Channel