FOTO/ Egnatia në ndjekje të ëndrrës, kampionët e Shqipërisë gati për përballjen me ‘vikingët’ e Lillestrom
Trabzonspori u eliminua në mënyrë turpëruese nga Europa League dhe menjëherë pas ndeshjes trajneri Fatih Tekke njoftoi dorëheqjen e tij.
Skuadra turke u mposht 4-0 nga Ferencvarosi në Budapest dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 5-0, duke zbritur në Conference League. Ndeshja u kthye në një makth që në minutën e 13-të, kur Malinovskyi u ndëshkua me karton të kuq. Ferencvarosi shënoi të parin me O’Dowda, ndërsa në pjesën e dytë Corbu, Bamidele dhe Lisztes kompletuan fitoren 4-0. Trabzonspori luajti nga minuta e 57-të edhe me nëntë lojtarë.
Në formacion ishte edhe sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, i cili luajti pjesën e parë, ndërsa Mohamed Salah ishte gjithashtu titullar. Egjiptiani, i cili kishte shënuar dy gola në kampionat vetëm pak ditë më parë, nuk arriti të ndryshonte fatin e skuadrës në Budapest. Pas ndeshjes, Tekke doli para kamerave dhe njoftoi dorëheqjen.
“Po jap dorëheqjen. Humbja e sotme nuk është diçka që mund të pranohet. Që sot, unë nuk jam më aty”, deklaroi trajneri turk. Tekke kishte marrë drejtimin e Trabzonsporit në mars 2025. Tashmë klubi do të duhet të nisë një kapitull të ri, ndërsa Muçi, Salah dhe pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojnë sezonin në fazën kryesore të Conference League.
Top Channel