Zbulohen mbetje kockore në Zubin Potok/ Dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve të Mitrovicës të zhdukur në 1999
28/08/2026 14:00
Në Zubin Potok kanë përfunduar gërmimet për kërkimin e personave të zhdukur nga lufta e Kosovës, ku janë zbuluar mbetje kockore që dyshohet se i përkasin 23 personave.
Gjatë një muaji kërkimesh, mbetjet janë gjetur në disa lokacione. Në njërin prej tyre janë zhvarrosur 13 mbetje kockore, në Jabukë janë gjetur katër, ndërsa në Kalludër janë zbuluar edhe gjashtë mbetje të tjera.
Në total, bëhet fjalë për mbetjet kockore të 23 personave, të cilët dyshohet se janë intelektualët e Mitrovicës të zhdukur gjatë vitit 1999.
Mbetjet do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme për identifikimin e tyre dhe përcaktimin e saktë të rrethanave të vdekjes.
Top Channel