Futbolli andorran ka shkruar një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së tij.

Inter Club d’Escaldes është bërë klubi i parë nga Andorra që kualifikohet në fazën kryesore të një kompeticioni evropian, duke siguruar një vend në league phase të Conference League. Kampionët e Andorrës e arritën këtë sukses pas një rruge të gjatë eliminatore. Pas eliminimit në Champions League nga Lincoln Red Imps, Interi kaloi në Conference League, ku eliminoi bindshëm Flora Tallinn, me rezultatin e përgjithshëm 6-0, përpara përballjes vendimtare me kampionët e Kosovës, Drita.

Ndeshja e parë e play-off-it në Prishtinë përfundoi 2-2, ndërsa gjithçka u vendos në sfidën e kthimit në Andorra. Ky është një moment historik për klubin dhe për futbollin e një prej vendeve më të vogla të Evropës. Deri më tani, asnjë skuadër nga Andorra nuk kishte arritur të kalonte fazën kualifikuese dhe të hynte në fazën kryesore të një kompeticioni të UEFA-s.

Inter Club d’Escaldes, i themeluar në vitin 1991, është bërë vitet e fundit një nga klubet dominuese të vendit. Me pesë tituj kampionë, përfshirë atë të sezonit 2025-26, tashmë klubi do të ketë mundësinë të përballet me skuadra të rëndësishme evropiane në fazën kryesore të Conference League.

Top Channel