Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane
Egnatia do të zbresë në fushën e lojës këtë të enjte për të vijuar ëndrrën Europa League. Skuadra rrogozhinase, në orën 19:00 do të luajë sfidën e kthimit me Lillestrom në tokën norvegjeze me synimin për të kaluar në fazën e Ligës të këtij kompeticioni dhe për t’u bërë skuadra e parë nga Shqipëria që kualifikohet në këtë fazë që nga viti 2017.
Ditën e mërkurë, kampionët e Shqipërisë të drejtuar nga Nevil Dede mbërritën në Norvegji dhe mëngjesin e sotëm kanë zhvilluar stërvitjet e fundit për këtë përballje shumë të rëndësishme dhe vendimtare përsa i përket rrugëtimit në Europa League.


Mësohet për këte ndeshje me Lillestrom e vetmja mungesë për Egnatian dhe trajnerin e saj, Dede është Jaime për arsye dëmtimit.


Kujtojmë se Egnatia do të vazhdojë rrugëtimin e saj në kompeticionet evropiane ede nëse në mbrëmjen e sotme nuk do ia dalë të mposhtë Lillestrom me skuadrën rrogozhinase që do të jetë pjesë e fazës së Ligës në Conference League.
Top Channel