Pas përfundimit të rrugëtimit të Dinamo City në kompeticionet europiane, Presidenti i klubit, Adrian Bardhi, ka përcjellë një mesazh falënderimi për futbollistët dhe stafin teknik, duke vlerësuar paraqitjen, përkushtimin dhe shpirtin e garës të treguar gjatë gjithë kësaj aventure.

Në mesazhin e tij, Presidenti Bardhi thekson krenarinë për atë që skuadra arriti në Europë, ndërsa tashmë vëmendja dhe energjitë e klubit do të përqendrohen te kampionati dhe objektivi madhor: rikthimi i Dinamos te titulli kampion.

Deklarata e Presidentit:

“Faleminderit, Dinamo!

Rrugëtimi ynë europian përfundoi, por ajo që kjo skuadër tregoi në fushën e lojës meriton vetëm respekt dhe mirënjohje. Dua të falënderoj të gjithë futbollistët për paraqitjet, shpirtin e garës dhe përkushtimin e treguar në çdo ndeshje. Luftuan deri në fund, besuan dhe dhanë maksimumin për fanellën e Dinamos.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin teknik, për punën, profesionalizmin dhe gjithçka dha gjatë këtij rrugëtimi europian. Së bashku kaluam tre ture dhe shkuam shumë pranë një arritjeje historike. Ky rrugëtim duhet të na bëjë më të fortë dhe më të bindur për atë që mund të arrijmë së bashku.

Tani mbyllim kapitullin europian dhe gjithë energjinë tonë e drejtojmë te kampionati. Dinamo ka një objektiv të madh përpara: të luftojë për t’u rikthyer aty ku i takon – te titulli kampion.Vazhdojmë së bashku. Me besim, punë dhe ambicie.

Forca Dinamo! ”

Top Channel