Aston Villa parakalon Galatasaray për Leaon; emisarë anglezë priten në Itali për të mbyllur operacionin me Milanin
Është hedhur sot shorti i fazës së ligës së Conference League për sezonin 2026-2027, me Egnatian që ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në aventurën historike europiane.
Skuadra rrogozhinase do ta nisë këtë fazë të kompeticionit me një përballje në shtëpi ndaj danezëve të Midtjylland. Më pas, Egnatia do të udhëtojë në Portugali për t’u përballur me Bragan, ndërsa në javën e tretë do të luajë sërish jashtë fushe, këtë herë ndaj Linkoln Red Imps (Gjilbratar).
Në javën e katërt, rrogozhinasit do të përballen me Universitatea Craiova (Rumani), ndërsa më pas do të rikthehen në shtëpi për sfidën ndaj Kauno Žalgiris (Lituani). Ndeshjen e fundit të fazës së ligës Egnatia do ta luajë në transfertë ndaj danezëve të Aarhus.
Duke parë kundërshtarët, rrogozhinasit nuk shkojnë të dorëzuar në këtë fazë, por do të synojnë të kalojnë këtë raund dhe të luajnë ndeshjet me eliminim direkt. Çdo rezultat pozitiv në këtë fazë sjell të ardhura të mëdha.
Kalendari i ndeshjeve të Egnatias në fazën e ligës është si vijon:
Egnatia–Midtjylland
Braga–Egnatia
Lincoln Red Imps–Egnatia
Universitatea Craiova–Egnatia
Egnatia-Kauno Zalgiris
Aarhus-Egnatia
Datat e gjashtë raundeve janë:
Raundi i parë: 15 tetor 2026
Raundi i dytë: 22 tetor 2026
Raundi i tretë: 5 nëntor 2026
Raundi i katërt: 26 nëntor 2026
Raundi i pestë: 10 dhjetor 2026
Raundi i gjashtë: 17 dhjetor 2026
SHORTI DREJTPËRDREJT:
13:51 Egnatia mëson rivalët.

13:47 Vazot e tjera mësojnë kundërshtarët. Egnatia sfidon danezët dhe ekipin nga Gjilbratari.



13:42 Skuadrat e vazos së parë mësojnë rivalët. Egnatia sfidon Bragën.

13:31 Nis shorti.
Top Channel