Aston Villa parakalon Galatasaray për Leaon; emisarë anglezë priten në Itali për të mbyllur operacionin me Milanin

28/08/2026 15:11

Çështja e të ardhmes së Rafael Leaos merr një tjetër kthesë. Futbollisti portugez është pranë një kalimi te Aston Villa. Edhe pse anglezët nuk iu janë afruar kurrë shifrës prej 12 milionë euro në sezon që Galatasaray i ofroi futbollistit, Villans duket se janë duke e fituar garën me klubin turk.

Kjo sepse vetë Leao ka pasur si prioritar një transferim në Premier League dhe trajneri Unai Emery ka komunikuar disa herë përmes telefonit me futbollistin për t’i treguar projektin dhe për t’i ofruar garancitë teknike të kërkuara nga fantazisti.

Mësohet se në këto orë,  klubi nga Birmingham është në kontakt të vazhdueshëm me Milanin për të gjetur marrëveshjen përfundimtare dhe për të mbyllur operacionin. Aston Villa i ka ofruar klubit kuqezi 53 milionë euro në total, 8 milionë për huazimin dhe 45 milionë për blerjen e detyrueshme. Për momentin nuk flitet ende për mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të Leaos, që është formula e preferuar e Milanit, ndërkohë që në orët në vazhdim pritet të vijnë në Milano, të dërguar të klubit anglez për t’i dhënë fund kësaj historie.

Ditën e mërkurë edhe Galatasaray ofroi Milanit rreth 50 milionë euro duke përfshirë edhe bonuses, por diferencën e bëri vullneti i futbollistit që duket se ka zgjedhur të ndërmarrë rrugën që të çon në Angli. Aston Villa është gati t’i ofrojë një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, maksimumi që klubi nga Birmingham mund t’i propozonte. Në pritje të vendimeve përfundimtare, Leao nuk është grumbulluar në skuadër për sfidën mes Milanit dhe Venezias.

Top Channel