Norvegjia në zi për Mbretin Harald V, Haaland: Faleminderit për gjithçka që ke qenë për Norvegjinë
Juventus nuk pret largimet e rëndësishme si ato të David dhe Koopmeiners dhe është gati të mbyllë operacionin që rikthen Franck Kessie në Itali.
Takimi në Milano me agjentët e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë rezultoi pozitiv dhe tashmë po shkohet drejt mbylljes së marrëveshjes, ku mbeten për t’u përcaktuar vetëm detajet e fundit.
Për Kessie është gati një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimin e saj edhe për një sezon të tretë, me një pagë prej 4.5 milionë euro plus bonuse. Në këtë mënyrë, Juventus me sjelljen e Kessie në skuadër bën të lumtur trajnerin Luciano Spalletti, i cili e dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij që në kohët e Interit dhe Napolit.
Pas 3 sezoneve në Arabi, Franck Kessie është gati të rikthehet në Serie A si futbollist i lirë, gjë që ishte objektivi i ti që nga momentet e para kur emri i tij u lidh me atë të Zonjës së Vjetër. Futbollisti nga Bregu i Fildidshtë është një përforcim i rëndësishëm në repartin e mesit të fushës me Spallettin që i shton skuadrës së tij një element force me shumë eksperiencë dhe personalitet.
Top Channel