Calhanoglu te Inter edhe përtej vitit 2027? Hidhet ideja e rinovimit të kontratës së mesfushorit pas startit perfekt

27/08/2026 10:13

Inter dhe Calhanoglu mund të jenë bashkë edhe përtej vitit aktual të skadendës së kontratës në 2027. Është një ide që hidhet pas një starti perfekt për mesfushorin turk që shënoi ndaj Monzës me një gjuajtje të fortë me topin që fitoi shpejtësi 135 km/h.

Sirenat turke nuk kanë rreshtur së rëni për futbollistin, në fillim Galatasaray dhe më pas Fenerbahçe, por Calhanoglu qëndroi te Interi, sikur të kishte një mision për të kryer. Mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojë të qëndrojë edhe pas sezonit që sapo ka nisur, por është e sigurt se Cristian Chivu e konsideron një element të rëndësishëm për lojën e skuadrës së tij.

Zielinski e ka treguar se di të luajë në atë rol, Stankovic është e ardhmja e mesit të fushës, por Calhanoglu ka diçka unike, aq sa trajneri rumun deshi ta blindojë edhe në verën e vitit 2025, kur pas Botërorit të Klubeve kishte një klimë të tensionuar me Lautaro Martinez dhe pjesën tjetër të skuadrës.

Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, krijohen hapësira të mundshme për një rinovim përtej vitit 2027, një portë që dukej thuajse e mbyllur. Shumë do të varet edhe nga rendimenti në fuhë e sidomos nga vazhdimësia e futbollistit. Vitin e kaluar Calhanoglu ishte vendimtar në momentet kyçe(gol në ndeshjen me Romën për të mbyllur diskutimet për titullin, dygolësh ndaj Comos për të arritur finalen e Coppa Italia), por në të njëjtën kohë ai u frenua nga 6 dëmtime në total. Që nga kyçi i dorës e deri te aduktori dhe në pulpë. Në shkurt mesfushori do të festohë 33 vjetorin e tij të lindjes dhe kështu që është normale që të bëhen reflektime të tilla. ‘Ndeshja’ e rinovimit do të luhet në muajt e ardhshëm edhe për faktin se Interi nuk do që të jetë me lojtarë që janë në skadencë të kontratave të tyre, edhe pse në rastin e Calhanoglu bëri një përjashtim. 

Që nga 2021, pas transferimit me parametra zero nga Milani, Calhanoglu ka fituar 5 milionë euro në sezon, ndërsa që nga rinovimi në 2023 e më tutje me skadencë deri në 2027 arriti kuotën e 6.5 milionë eurove

Top Channel