Kostum për UEFA, atlete për ecje te Liqeni, Ermal Mamaqi kap mat Dukën në Monako, Presidenti “justifikohet” me humor
‘Besoj se është e vështirë të kuptosh këtë short, do të përballemi me dy skuadra spanjolle, por objektivi është të bëjmë përpara. Kemi evituar transferta të komplikuara, tani duhet të tregojmë në fushë se i meritojmë disa pozicione’-kështu e komentoi Giorgio Chiellini shortin e Juventusit në Europa League me bardhezinjtë që do të përballen me Real Sociedad dhe Celta Vigo
‘Si ne ashtu edhe Milani kemi përgjegjësinë të arrijmë një rezultat që na lejon edhe të konkurrojmë për një vend më shumë në Champions-vijoi më tej drejtuesi juventin-jemi 2 skuadra që janë të vetëdijshme për vështirësitë e ndeshjeve edhe në kampionat.
Chiellini foli edhe për garën për titullin në Serie A dhe për merkaton e transferimeve që është në ditët e tij të fundit
‘Për të fituar në Itali, Inter ka një avantazh të madh kundrejt ekipeve të tjera, diçka do të ndryshojë në ditët e fundit dhe skuadra jonë po përmirësohet-vijoi Chiellini-Spalletti është një vlerë e rëndësishme dhe ekziston vullneti për të konkurruar, por nuk do të jetë e lehtë të kthehesh te triumfet. Varet edhe nga skuadrat e tjera dhe dëmtimet. Ne mendojmë për veten tonë. Në krahasim me vitin e kaluar jemi më të fortë dhe jemi gati’.
Shqetësimi më i madh i Juventusit këto ditë është dëmtimi i Kenan Yildiz që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të konsiderueshme
‘Me dëmtimin e Kenan Yildiz, kemi një mungesë të rëndësishme-tha Chiellini-por kjo situatë do t’iu japë mundësinë futbollistëve të tjerë që të shfaqen. Mendoj se skuadra do të bëjë një kampionat të mirë. Yildiz ka këtë problem në metatars dhe do të duhet të operohet, do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj, por nuk është një dëmtim që i prish punë për të ardhmen. Do të kthehet në 100% të formës.
Top Channel