Liverpool duket se e ka humbur përfundimisht durimin dhe duket i dorëzuar dhe i bindur për të lejuar largimin e Curtis Jones.

Sipas tabloidit britanik ‘Mirror’, drejtuesit e The Reds kanë vendosur të ulin pretendimet financiare për kartonin e futbollistit për të mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur tratativat me Interin. Gjithnjë sipas ‘Mirror’, skuadra angleze tani është gati të pranojë një ofertë nën 40 milionë euro, shifra që kërkonte deri tani, ndërsa në krahun tjetër, zikaltrit kërkojnë që të kryejnë një operacion të stilit Spence; 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonus.

Edhe pse u kthye me grupin pas problemeve në ije, futbollisti u la jashtë skuadre edhe për ndeshjen kundër Como, diçka që konfirmon krisjen e raporteve me ambientin dhe tani shpresat e Iraolës për ta mbajtur atë janë më të zbehta duke parë qëndrimin e palëkundur të futbollistit. Kontrata e Curtis Jones me Liverpool skadon në 30 qershor të 2027 dhe klubi anglez për të mos e humbur atë me parametra zero duhet ta largojë atë tani ose maksimumin në merkaton e janarit.

Top Channel