Pas figurës së shëmtuar në Kupën e Italisë ndaj Mantovas, te Lazio po kërkohet një goditje në merkato që të mund të përmirësojë një skuadër që ka shumë vështirësi, sidomos në sulm.

Skuadra romane ka në dispozicion Dia, Noslin dhe Ratkov, por jo një qendërsulmues që të shënojë një numër të mjaftueshëm golash për të garantuar një sezon më pak të komplikuar nga sa parashikohet në këtë moment.

Për këtë arsye, bardhekaltrit menduan të hedhin sytë nga Mauro Icardi. Problemi është se argjentinasi nuk duket i bindur nga hipoteza e transferimit në Romë te Lazio. Dhe nuk është çështje parash. Ish sulmuesi i Interit, preferon të presë ofertë nga ndonjë klub me më shumë ambicie dhe për këtë arsye ka vendosur të marrë kohë, ndërsa Lotito ka shumë nevojë që të përforcojë skuadrën në kohën më të shkurtër të mundshme.

Në fillim Icardi u shfaq disponibël për transferimin e tij te bardhekaltrit dhe kjo rriti shpresat te tifozët lazialë, por për momentin tratativa ka marrë një frenim të fortë duke të bërë të mendosh se është shumë e komplikuar arritja e një zgjidhjeje pozitive.

Top Channel