Kombëtarja U21 në Lojërat Mesdhetare të Tarantos, trajneri Bushi zbulon listën e futbollistëve të përzgjedhur
Edhe në një botë futbolli hiperreale, nuk ka shumë personazhe më polarizues, tërheqes apo më të gjithanshëm se Jose Mourinho, anët më të mira dhe ato më të këqija të të cilit janë zbuluar në një dokumentar me 3 pjesë të Netflixit. Regjisori Joe Pearlman tregon për portugezin me të cilin punoi për realizimin e këtij dokumentari.
“Më kujtoi se sa i mirë ishte-thotë Joe Pearlman, regjisori i dokumentarit për Mourinhon, ndërsa vetë Mourinho, besoni ose jo, është i prirur të përcjellë të njëjtin mesazh. Siç shprehet ai në dokumentar: ‘Unë shikoj, ti shikon, unë shoh më shumë se ti’
Por realizimi i dokumentarëve shpesh ka të bëjë me dërgimin e njerëzve në vendet të cilat ata janë më të zotët t’i evitojnë.
‘E dija që intervistat do të ishin shumë intensive-tregon Pearlman-dhe ai do të përpiqej të kontrollonte narrativën e të na manipulonte. Çdo gjë negative ishte faji i të tjerëve dhe çdo gjë që ai ka bërë justifikohet nga fitoret. Sepse kjo është ajo që ka rëndësi’.
Ky është vetëm një aspekt i një këndvështrimi të botës. ‘Ka një moment në episodin 3 ku e pyes për fëmijërinë e tij-vijon Pearlman-dhe ai nuk dëshiron që të flasë për të sepse nuk mendon se nuk ka lidhje me atë që është si person, duke thënë se në thelb ai nuk është i interesuar për njerëzit. Gjë që është e çuditshme për një prej trajnerëve më të mirë të të gjitha kohërave’.
Djali i një trajneri të dashur, Mourinho i ndje si një outsider që fëmijë sepse ai ishte i njohur nga babai i tij. Më pas, kur u bë vetë trajner pa qenë futbollist, kjo dukej se i jepte një lloj privilegji. Pa dyshim, kjo mënyrë se si e ka parë veten e ka ndihmuar Mourinhon të përmbushë veten, duke përballuar pasurinë e pakufishme te Chelsea dhe një periudhë te Real Madridi, me qëndrimin e “dikujt që ka mbajtur një barrë inati mbi supe për pjesën më të madhe të jetës” – krahas, sigurisht, karizmës së tij të papërmbajtshme dhe mprehtësisë taktike.
Felix Mourinho u nda nga jeta në qershor të 2017 dhe kur kjo temë u prek në dokumentar, pati lot
‘Ai padyshim e ka varrosur humbjen për të atin-tregon Pearlman-është shumë e dhimbshme për të për të folur për këtë. Si dikush që ka humbur një prind, unë mund të flas për nënën time hapur sepse e kam kaluar, kam kryer terapi, jam përpjekur të kuptoj se çfarë do të thoshte ajo pjesë e jetës sime. Nuk mendoj se Jose është përpjekur ndonjëherë të kuptojë se çfarë domëthënie kishte ajo pjesë e jetës së tij. Mendoj se ai gjithnjë sheh përpara, gjithnjë kërkon gjënë e radhës. Ai po fiton tripletën kundër Luis Van Gaal dhe Bayernit, por në të njëjtën kohë ai po mendon si të mposhtë Pep Guardiolën kur të shkojë te Reali i Madridit. Humbja e të atit e ndyshoi.Ajo i la gjurmë viteve që erdhën më pas. Dhe, përveç kësaj, José e mbart me vete çdo fjalë, çdo gol, çdo vendim që nuk shkon në favorin e tij; është një ‘çantë dhimbjeje’ që e ka mbajtur mbi shpinë që ndoshta që kur ishte 19-20 vjeç’.
Megjithatë, gjithçka që e bën Mourinhon të veçantë – zgjuarsia, mprehtësia, vetëbesimi, entuziazmi, sharmi, gjenialiteti, qetësia – shpërthen përtej ekranit.
‘Ai po kërkonte një mënyrë për të qenë versioni më madhështor i vetes së tij dhe futbolli ia dha këtë mundësi-tha Pearlman-Egoja dhe karizma, të kombinuara me talentin, i dhanë mundësinë të mishëronte një personazh që kishte ëndërruar gjithmonë të bëhej, ndoshta një person që nuk kishte qenë në fëmijërinë e tij, dhe ky është personi që ne kemi njohur si José Mourinho.’
Ky person, sigurisht është një version i realitetit, një karakter i përpunuar për qëllimin e ‘luftës’ në futboll. Një personazh që, me sa duket, e sheh futbollin si diçka të veçuar nga bota reale, ku luftëtarëve u lejohet të bëjnë gjithçka vetëm për të arritur te fitorja; ai nuk shfaq më shumë pendesë për teprimet e tij ndaj Anders Frisk dhe Eva Carneiro tani sesa në atë kohë. E megjithatë Mourinho e artikulon dëshirën për të qenë i dashur, ndonëse ndonjëherë të bën të pyesësh veten nëse, për të, kjo ka të bëjë po aq me adhurimin sa edhe me dashurinë
‘Kjo mund të jetë gjithashtu: ‘dua të kem shumë vëmendje mbi vete’-tregon Pearlman-dhe konflikti ia sjell këtë me bollëk. Është si një mbulesë sigurie që i lejon të ndihet sikur po bën gjëra për një kauzë të drejtë’.
Në shtëpi Mourinho është ndryshe; më i rezervuar, më i qetë. Dhe kjo lidhet me jetën e tij familjare, ku gjatë dokumentarit përjetohet momenti tjetër i trishtuar; Mourinho shpjegon se ka qenë shumë kohë larg familjes së tij, sa për ta është më e lehtë kur ai nuk është aty me ta. ‘Ju mund ta ndjeni këtë në zërin e tij-tha Pearlman-dhe unë mendoj: o zot si mund të ndihesh kur thua diçka të tillë?
Për çfarë mendon Pearlman se është ky show?
‘Një pjesë e madhe e tij ka të bëjë me fitoren me çdo kusht-përgjigjet ai-dhe çfarë ndodh kur kur identiteti yt përcaktohet nga fitoret dhe ato fitore ndalojnë. Po kështu është portreti i një heroi dhe i një të poshtri, i një prej liderve më të mëdhenj që bota ka barë. Si qytetërim, jemi me fat që Mourinho nuk u përfshi në politikë’.
Dhe, sigurisht, dokumentari tani ka një fund të lumtur dhe të papritur, me rikthimin e Mourinhos në Madrid.
‘Personi që kam parë gjatë viteve të fundit te Roma, Benfica… deri në këtë të fundit, nuk mendoj se mund të thoja se kisha takuar një njeri të lumtur apo një person të kënaqur-thotë Pearlman-Tani ai është aty ku beson se duhet të kishte qenë gjithmonë – pas çdo trofeu që Madridi ka fituar që nga largimi i tij, Florentino Pérez e ka telefonuar për t’i thënë: ‘Kjo është edhe falë teje’, për mënyrën se si ai e modernizoi klubin. Dhe një gjë që të gjithë e dimë është se, çfarëdo që të vijë më pas, do të jetë një superprodhim spektakolar.”.
Top Channel