Zyrtare/ Mbyllet aventura e Edi Martinit te Vllaznia, klubi e shkarkoi nga detyra
Barcelona ka reaguar pas komunikatës së UEFA që konfirmoi se kishte marrë në dorëzim nga Reali i Madridit dokumentacione në lidhje me çështjen Negreira.
Përmes një komunikate, klubi blaugrana doli me një komunikatë për shtyp duke deklaruar se nuk ka një hetim të ri nga qeveria e futbollit evropian në lidhje me këtë çështje.
‘UEFA nuk ka nisur asnjë hetim të ri për Barcelonën-lexohet në komunikatën e klubit katalanas-procedimi ka nisur që në 2023 me caktimin e dy hetuesve. Dhe që nga ai janë ndërmarrë veprimet që janë konsideruar më të përshtatshmet. Klubi i ka plotësuar gjithnjë të gjitha kërkesat. Ky procedim nuk është rihapur, sepse nuk ka qenë kurrë i mbyllur’
Sipas komunikatës së Barcelonës, UEFA ka konfirmuar marrjen e dokumentacionit nga ana e Realit të Madridit dhesë 2 hetuesit do të vlerësojnë ato brenda kornizës së hetimeve ekzistuese.
‘Në të njëjtin tekst UEFA i referohet në 2 raste, një hetimi dhe një rishikimi që është në zhvillim e sipër, kështi që nuk ka hapje, rihapje dhe as riaktivizim të asnjë procedimi dhe as nuk ka asnjë prononcim në lidhje me përmbajtjen apo vlerën e dokumentacionit që është dorëzuar-vijon komunikata e Barcelonës-iu takon hetuesve të vendosin për veprimet që do të ndërmarrin që do t’i konsiderojnë të përshtashme në lidhje me një dokumentacion të tillë. Aktualisht nuk janë bërë kërkesa të reja Barcelonës dhe as klubi nuk është informuar për denoncimin e Realit të Madridit. Kur kjo të ndodhë, klubi do të përgjigjet në mënyrën më të përshtatshme siç ka bërë deri tani’.
Barcelona kujton gjithashtu se e gjithë kjo varet nga përfundimi i procedimit penal që po zhvillohet në Spanjë dhe do të vijojë të jetë i lidhur me të, si dhe se, që nga fillimi i hetimit, FC Barcelona ka vijuar të marrë licencën e UEFA-s pa asnjë vërejtje dhe të marrë pjesë në kompeticionet e saj.
Klubi katalanas e mbyll komunikatën e saj duke konfirmuar bashkëpunimin e saj me autoritetet kompetente dhe se kërkon që raportimi për këtë çështje të bëhet me rigorozitet dhe saktësi.
Top Channel