Mancini ndez Francë-Itali: Nuk është kjo, një ndeshje si të tjerat
Nuk ka fitues në ndeshjen e zhvilluar në Debrecen mes Izraelit dhe Kosovës e vlefshme për raundin e tretë të Nations League. Skuadrat dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila pasi ky 90 minutësh u mbyll me barazimin 0-0
Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me skuadrat që u dukën më shumë sikur studionin njëra tjetrën. Në minutën e nëntë Avdyli harkoi një top në zonë, por ai shkoi në duart e portierit. Më pas ishte Izraeli që pati dy shanse të rrezikshme ku protagonist u bë portieri i Kosovës, Saipi që ndali tentativat e izraelitëve duke e mbajtur portën të paprekur. Në këto momente ndeshja u ndez, pasi Kosova u kundërpërgjgij me Dellovën që tentoi me një gjuajtje nga distanca me portierin kundërshtar që e devijoi gjuajtjen e tij me vështirësi. Gjithsesi skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 0-0.
Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Jasharit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Tzur. Në krahun tjetër edhe Shaipi diti të reagojë shumë mirë teksa ndali një gjuajtje të kundërshtarëve. Në këtë pikë, Foda nisi serinë e zëvendësimeve teksa hodhi në fushë edhe Milot Rashicën dhe Edon Zhegrovën me synimin për të zhbllokuar rezultatin. Por në fund gjërat nuk ndryshuan dhe rezultati mbeti 0-0 me Kosovën që shkon në 4 pikë në vendin e dytë në Grupin B3, ndërkohë që në krye është Austria me 7 pikë pas barazimit 2-2 me Irlandën.
Top Channel